Sport

Kupa e Italisë: Milani kualifikohet me gola dhe spektakël

Theo Hernandez është lojtari i ndeshjes për "Djallin"
Featured image of article: Kupa e Italisë: Milani kualifikohet me gola dhe spektakël

Milani korr fitoren e radhës. Djemtë e trajnerit Pioli sot nuk hasën probleme kundër SPAL-it në Kupën e Italisë, ndeshje e luajtur në “San Siro”.

Kuqezinjtë fituan pastër 3-0 dhe u kualifikuan në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Mediat e kishin parashikuar dhe ashtu ndodhi: në mbrojtje debutoi veterani Kjaer (82 minuta lojë). Ndërkohë, lajmi i mirë është se sulmuesi Piatek u rikthye te goli dhe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të.

Dyfishimi i rezultatit erdhi në fundin e pjesës së parë me anë të anësorit Castillejo. Spanjolli konfirmoi formën e mirë dhe shënoi një gol fantastik në ndeshjen e tij 50-të me “Djallin”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pjesën e dytë u krijua hapësira e duhur edhe për mbrojtësin Hernandez. Francezi kampion bote shënoi një gol fantastik për të mbyllur ndeshjen në 3-0.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment