Sport

KUPA E ITALISË/ Lukaku në 119-tën eleminon Fiorentinën, Inter-Milan në çerekfinale

Me këtë fitore raundi tjetër i Kupës do të rezervojë derbin ndërmjet Inter-Milan që do të luhet më datë 27 janar
Featured image of article: KUPA E ITALISË/ Lukaku në 119-tën eleminon Fiorentinën, Inter-Milan në çerekfinale Inter-Fiorentina

ITALI– Inter kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit u përballën në stadiumin “Artemio Franchi” përballë Fiorentinës. Një 120 minutësh rraskapitës për dy skuadrat, por që vetëm në sekondat e fundit takimi foli për miqtë nga Milano.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 pas golave të Vidal për Interin dhe Kuame për Fiorentinën.Të dyja ekipet u drejtuan shtesave për të përcaktuar fituesin dhe në minutën e 118-të, Lukaku me kokë e dërgoi topin në rrjetë pas assistit të Barella. Me këtë fitore raundi tjetër i Kupës do të rezervojë derbin ndërmjet Inter-Milan që do të luhet më datë 27 janar.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment