LIVE UPDATES
Sport

Kupa e Anglisë: Arsenali lufton deri në frymën e fundit, e shpëton madrileni Ceballos

28 Qershor 2020, 14:16 Nga DOSJA
Kupa e Anglisë: Arsenali lufton deri në frymën e fundit, e

Arsenali sot iu bashkua Manchester United-it në një detaj të përbashkët: janë dy skuadrat e vetme në historinë e Kupës së Anglisë, të cilat kanë kapur gjysmëfinalet 30 herë!

Londinezët fituan 2-1 kundër Sheffield-it në çerekfinalen e Kupës me një lojë super emocionuese. Ekipi i Artetës kaloi në avantazh në minutën e 25-të falë një penalltie të Pepe. Skuadra e Arsenalit e mbajti rezultatin në favor të tyre deri tri minuta para fundit të kohës së rregullt.

McGoldrick në të 87′ përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së “Topçinjve” dhe barazoi 1-1. Kur mendohej se sfida do të shkonte në shtesë, lojtarët e Arsenalit shënuan në të 91′ me spanjollin Dani Ceballos.

Arsenali iu gëzua tejmase golit të mesfushorit të Real Madridit (i huazuar aktualisht) dhe kalon në gjysmëfinalet e kompeticionit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal kupa arsenal kupa

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave