Bota

Kundër ligjit të sigurisë/ Shpërthejnë protestat masive në Francë, qytetarët përplasen me policinë, digjen dyqanet dhe makinat

Mësohet se grupe të rinjsh hodhën objekte në drejtim të policisë në lindje të qytetit. Protestuesit kanë thyer vitrinat e dyqaneve, dogjën makina dhe thyen barrikadën e policisë. Policia ju kundërpërgjigj me breshëri gazi lotsjellës.
Featured image of article: Kundër ligjit të sigurisë/ Shpërthejnë protestat masive në Francë, qytetarët përplasen me policinë, digjen dyqanet dhe makinat Pamjet nga Protesta

FRANCË– Kanë shpërthyer protestat në Francë kundër  kundër ligjit të ri të sigurisë.  Sipas mediave të huaja, qindra njerëz kanë dalë në rrugë, ku dhe ka pasur përplasje mes tyre dhe policisë.

Mësohet se grupe të rinjsh hodhën objekte në drejtim të policisë në lindje të qytetit. Protestuesit kanë thyer vitrinat e dyqaneve, dogjën makina dhe thyen barrikadën e policisë. Policia ju kundërpërgjigj me breshëri gazi lotsjellës.

Protestuesit kanë dalë në protestë pasi sipas mediave të huaja ata janë kundër brutalitetit e policisë dhe planet e politikës së sigurisë së Presidentit Emmanuel Macron, për të cilat demonstruesit thanë se do të kufizonin të drejtat e njeriut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej:  “Franca, toka e të drejtave të policisë” dhe “Tërheqja e ligjit të sigurisë”. Ndërkohë, sipas asaj që ka bër të ditur policia rreth 500 persona të grupeve anarkiste ishin futur në protestë për të shkaktuar trazira.

Projektligji i propozuar nga qeveria i ndalon qytetarëve të fotografojnë ose të filmojnë një policië gjatë një aksioni dhe ta hedhin atë në rrjetet sociale.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment