Aktualitet

Kunati i vrau vajzën/ Drama e nënës së Jetmira Hasanit: Burri e braktisi, e linte me 40 mijë lekë të vjetra

Nëna e viktimës mes lotësh ka thënë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 se shteti është përgjegjës, sepse kjo nuk është vdekja e parë në familjen e saj. Pak kohë më parë në burg i është vetëvarur edhe djali (Bilbil Hasani),  vëllai i Jetmirës.
Featured image of article: Kunati i vrau vajzën/ Drama e nënës së Jetmira Hasanit: Burri e braktisi, e linte me 40 mijë lekë të vjetra Jetmira Hasani dhe Agron Tanushi

TIRANË– Vetëm pak ditë më parë një krim i rëndë ndodhi në Bathore, ku Agron Tanushi vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij, por tashmë detaje të reja janë mësuar për këtë ngjarje. Përveç dhimbjes për viktimës, i rëndë është fakti që krimi ka ndodhur në sytë e vajzës së Jetmirës, 8-vjeçares.

Nëna e viktimës mes lotësh ka thënë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 se shteti është përgjegjës, sepse kjo nuk është vdekja e parë në familjen e saj. Pak kohë më parë në burg i është vetëvarur edhe djali (Bilbil Hasani),  vëllai i Jetmirës.

Më tej e ëma rrëfen se vajza e saj ka vuajtur shumë nga ajo familje dhe se ata kanë dashur ta vrasin disa herë.

Familja e të ndjerës tregon se kjo ngjarje është paralajmëruar para se të ndodhte krimi është thirrur policia, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe është larguar përsëri. E ndjera ka dashur të largohet nga banesa njëherë e përgjithmonë, por sapo ka dalë nga banesa për në oborr, gjeti vdekjen e menjëhershme. Ajo që familjarët vuajnë më shumë është neglizhenca e shtetit dhe fëmija 8-vjeç që ka parë gjithë krimin me sy.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë jam një nënë fatkeqe që shteti më ka vrarë disa herë, djali vrau veten për faj të shtetit, vajza u vra për faj të shtetit. Nuk kam asgjë për të thënë veç presë kafshimin e radhës nga shteti. Dy vdekje brenda vitit, vajza kishte disa urdhër mbrojtje, jeta e saj ka qenë e zezë që nga moment që hyri nuse në atë derë. Që nga ajo ditë ajo hyri në varr, ajo nuk kishte të hante e as ujë e as energji elektrike, ja kishin prerë. Burri iku në Greqi e braktisi dhe e linte me 40 mijë lekë të vjetra të jetonte për tre muaj pasi të kthehej ai. Ajo shkonte te vjehrri të mbushte ujë dhe ai i thoshte e paguaj vet nuk ma paguan ti. Nuk kam fjalë për dhimbjen që kam, Jetmira tani është rehatuar, është më mire aty ku është tani sesa aty ku ishte nuse. E martuam me shkuesi, por shkuesi nuk mendoi për keq por mendoi për mirë, askush nuk e dinte sesi do i shkonte jeta, ajo e pati jetën të zezë në atë familje, nuk hëngri njëherë e qetë, nuk i qeshi shpirti, vuante edhe për ujin dhe dritat, jetonte në errësirë pa drita. Shkoja dhe i çoja ujë me bidona pasi ajo nuk kishte ujë, e kanë dhunuar donin ta nxirrnin nga ajo shtëpi, katër vite luftuan ta nxirrnin, tani që ajo do dilte njëherë e përgjithmonë ata e vranë.”- tha ajo.

Jetmira Hasani, 34 vjeçe u vra mbrëmjen e mërkurës nga kunati i saj, Agron Tanushi në banesën e saj në Bathore. Familja kishte prej kohësh probleme, por për fat të keq nuk u bë i mundur parandalimi i këtij krimi.

A.C/Dosja.al

Shto Koment