Aktualitet

Nëna me tre fëmijët u helmuan nga gazi, kush i gjeti trupat në ‘gjumin e vdekjes’, kryefamiljari emigrant në Greqi

Ajo trokiti rreth orës 11:30 në banesën e kunatës por askush nuk u përgjigj. Pasi njoftoi edhe fqinjët, të cilët hapën me forcë derën, u përball me tragjedinë e ndodhur në banesë.
Featured image of article: Nëna me tre fëmijët u helmuan nga gazi, kush i gjeti trupat në ‘gjumin e vdekjes’, kryefamiljari emigrant në Greqi Ambulancat në vendin e ngjarjes

BULQIZË– Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Bulqizë, ku nëna me tre fëmijët janë helmuar nga bombula e gazit. Si pasojë ajo dhe dy fëmijët kanë ndërruar jetë, ndërsa vajza e vogël është në gjendje të rëndë.

Mësohet se ka qënë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë në momentin kur kishte shkuar për t’i hedhur bagëtive për të ngrënë. Ajo trokiti rreth orës 11:30 në banesën e kunatës por askush nuk u përgjigj. Pasi njoftoi edhe fqinjët, të cilët hapën me forcë derën, u përball me tragjedinë e ndodhur në banesë.

Në banesë gjatë natës ndodhej vetëm Rajmonda me tre fëmijët e saj pasi bashkëshorti Ylber Tola ndodhej në Greqi, ku edhe punonte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. Në gjendje të rëndë vajza e tretë, e cila po lufton me vdekjen. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment