Aktualitet

Kultivuan 800 rrënjë kanabisi në 2020 në Mat, arrestohen 6 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)

VIDEO
Në pranga kanë rënë Elmir Lala, Drilon Milloshi, Aurel Plepi dhe Tahir, Florenc dhe Agron Xhokola.
Featured image of article: Kultivuan 800 rrënjë kanabisi në 2020 në Mat, arrestohen 6 persona të shpallur në kërkim (EMRAT) Pamje nga operacioni i policisë

MAT– Policia e shtetit ka vënë në pranga gjashtë persona për kultivim lëndësh narkotike. Personat janë arrestuar pas kultivimit të 800 rrënjëve kanabisi në 2020 në Mat, ngjarje për të cilën ishin shpallur në kërkim.


Në pranga kanë rënë Elmir Lala, Drilon Milloshi, Aurel Plepi dhe Tahir, Florenc dhe Agron Xhokola. Persona në fjalë, në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment