SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit në rrethe, ku në fokus të bisedave ka qenë lufta ndaj kultivimit të kanabisit. Në një njoftim për mediat, Policia njofton se Veliu bashkë me drejtuesë tjerë kanë bërë një analizë për drejtoritë vendore në Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë.
Mësohet se drejtori i Policisë u ka kërkuar vartësve që të thellojnë masat dhe të intensifikojnë veprimet në terren dhe marrjet e informacioneve. Veliu theksoi se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, ndaj në ditët në vijim duhet të shtohen kontrollet në territor.
NJOFTIMI I PLOTË
Takim rajonal për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka, zhvilloi një analizë ku morën pjesë drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë dhe shefat e komisariateve.
Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka vlerësuar punën e deritanishme dhe ka kërkuar thellim të masave duke intesifikuar veprimet në terren dhe në marrjen e informacioneve. Kjo në radhë të parë në bashkëpunim me qytetarët dhe me institucionet e agjencitë ligjzbatuese që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të luftuar këtë veprimtari kriminale. Veliu theksoi se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, ndaj në ditët në vijim duhet të shtohen kontrollet në territor.
“Periudha që ka mbetur është periudhë që e gjithë Policia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrni përgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohen personat përgjegjës, qoftë nga radhët e Policisë, pushteti vendor, kryepleqtë e fshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji me përgjegjësi”, – shtoi Veliu. Ai porositi që me dronët dhe helikopterin e Policisë çdo ditë duhen ushtruar kontrolle e rikontrolle territori. Grupet e kontrollit nga toka të kontrollojnë imtësisht territorin, banesat e braktisura, tunelet, serat e çdo vend tjeter. Policia Kriminale të intensifikojë veprimet në drejtim të marrjes së informacioneve për personat me tendencë kriminale”, – nënvizoi Drejtori i PSH.
Gjithashtu ai porositi të shtohen kontrollet për goditjen e krimeve mjedisore. Veliu kërkoi më shumë angazhim në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, me prioritet zonat bregdetare, kapjen e personave në kerkim, atyre që qarkullojne me armë apo me lëndë narkotike. Drejtori u ndal edhe në intensifikimin e punës për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Veliu ka theksuar se shërbimi ndaj qytetarëve është prioritar dhe ka kërkuar rritje të performancës së Policisë në këtë drejtim.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit të zhvilluar sot në Elbasan dhe Peqin, ku në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ymer dhe Selim Menehasa. Mësoh...
TIRANË- Kërcënimi i radhës për fëmijët është loja virtuale “Jonathan Galindo”, referuar 50 sfidave të Balenës Blu që te çojnë drejt vetëvrasjes. Nës...
BERAT- Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur sot në Berat. Dosja.al mëson se mjeti me targa AA 135 BZ ka humbur kontrollin dhe është përplas...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur sot vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobc. Në një deklaratë për medi...
ELBASAN- Ymer dhe Selim Menahasa janë arrestuar sot nga Policia e Elbasanit dhe forcat “Shqiponja”. Mësohet se 2 vëllezërit dyshohet se kanë marrë pjesë në aten...
TIRANË- Drejtori i Urgjëncës Kombëtare, Skënder Brataj, u është drejtuar sot me një apel të gjithë atyre që janë më të rrezikuar nga COVID-19. Në një posti...
ELBASAN- Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i Policisë për zbardhjen e vrasjes së Emiliano Ramazanit. Dosja.al mëson se forcat e rendit janë shoqëruar tr...
KORÇË- Një bombol gazi ka shpërthyer sot pasdite në një apartament në Korçë. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ndodhi në zonën e quajtu...
SARANDË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në të gjithë vendin janë konfirmuar edhe 117 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë bëhet me dije s...
ELBASAN– Policia ka arrestuar ka zhvilluar sot një operacion në lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Deri tani mësohet se janë arrestuar 2 persona dhe nj...