Politike

Kulluri i përgjigjet ish-ministres për radarët: Shoqes Kodheli i paska ‘djegur’, mos shit kolegët

Pas këtyre replikave ka ardhur një reagim dhe nga ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, i cili shkruan se Kodheli ka shitur shokët.
Featured image of article: Kulluri i përgjigjet ish-ministres për radarët: Shoqes Kodheli i paska ‘djegur’, mos shit kolegët Edvin Kulluri dhe Mimi Kodheli

TIRANË- Një dokument i publikuar në gjykatë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka sjellë dhe një herë në vëmendje të opinionit publik skandalin e fiksjes së radarëve.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka folur në një një intervistë pas deklaratës së Tahirit. Ish-ministri u shpreh në Gjykatë “se e kishte informuar në vitin 2013 për fikjen e radarët”, ndërsa kodheli u shpreh se “radarët nuk fiken dot. Radarët kanë filluar të punojnë në dhjetor të vitit 2013. Një grup i madh njerëzish monitorojnë ujërat detarë”.

Pas këtyre replikave ka ardhur një reagim dhe nga ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, i cili shkruan se Kodheli ka shitur shokët.

Ai shkrun në një reagim në Facebook se ish-ministrja ka anuluar procedurën e mirëmbajtjes së Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare.

“Shoqes Kodheli i paska “djegur” puna e radareve! Vrap e ne News 24 per te folur! Ja keshtu fillon e shqetesohesh, por mos shit koleget nese mendon te heqesh pergjegjesine nga vetja! E di mire vete ti pse anulove proceduren e mirembajtjes se Sistemit te Vezhgimit te Hapsires Detare qe gjete gati ne Ministri per gjoja “mungese fondesh” kur fondet ishin ne buxhet dhe te planifikuara dhe miratuara. Por duhet te sqarosh edhe pse e prokurove dhe me fond akoma me te larte kete sherbim disa muaj me pas. Apo pse ju dha sherbimi kompanise qe ishte perjashtuar nga procedura per mos-zbatim kontrate nga paraardhesi qe perflet pa lidhje! Genje sa te duash por mos harro qe dosjet dhe faktet jane aty!”, shkruan Kulluri në Facebook.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment