
TIRANË- Godina e Universitetit Politeknik iTiranës është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo është bërë si shenjë solidaritetit duke qenë se Emiratet e Bashkuara Arabe festojnë sot 49-vjetorin e pavarësinë.
Ndërkohë, nuk ka munguar edhe një mesazh urimi nga ana e kryeminstrit, Rama, i cili ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimi.
“Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bëri # Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe.”- shkruan Rama.
Pak ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku dhe nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e 2000 banesave të reja në zonën e Laçit, dhe një port në Durrës.
Ndërkohë, në 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa, Dubai është veshur me flamurin tonë Kombëtar.
(A.k.dosja.al)