
SHQIPËRI- Kukësi më në fund ka arritur që të zbresë me këmbë në tokë Bylisin, duke i rrëmbyer një fitore shumë të vlefshme. Skuadra e Bylisit që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e saj në këtë pjesë të parë të kamionatit ka humbur sot kundër verilindorëve me rezultatin 2 me 1.
Skuadra e Duros me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë një pikë më pak se Partizani, i cili kët ëjave pritet të luajë kundër Laçit.
Po ballshiotët, edhe pse dolën pa pikë nga kjo transfertë, u përballën si e barabartë Kukësin dhe mund të kishte arritur dhe mbyllte ndeshjen ndryshe. Kristal Abazaj shënoi golin e parë të këtij takimi në minutën e 21-të, me një goditje të befasishme, pas një asisti perfekt të Musollit, me të jashtmen.
Bylisi pas golit e rriti presionin dhe pak para se të mbyllej pjesa e parë barazoi me meritë me Guindo, ndërsa në minutën e 73-të Rroca shënoi dhe kaloi skuadrën në avantazh.
Po sot u luajt dhe një ndeshje tjetër e vlefshme për Kategorinë Superiore, ku Flamurtari dhe Luftëtari e mbyllën takimin mes tyre në barazim 1 me 1. Rezultati i kësaj përballjeje nuk kënaqi asnjë palë, pasi Flamurtari është endë në vendin e fundit e Luftëtari nga ana tjtetër nuk po arrin të kap skuadrat e kreut.
(A.B. Dosja.al)