Sport

Kukësi thellon krizën tek Tirana, fiton me përmbysje në “Stelman Stërmasi”

Kryeqytetasit e Juljan Ahmatajt, e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të realizuar nga Hasani në minutën e 10-të, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës foli i gjithë për të bësuarit e Duros të cilët arritën të realizonin plot 3 herë me Shkurtajn, Gavazajn dhe Abazajn.
Featured image of article: Kukësi thellon krizën tek Tirana, fiton me përmbysje në “Stelman Stërmasi” Lojtarët e Kukësit duke festuar

TIRANË- Tirana është mundur këtë fundjavë nga Kukësi me rezultatin 3 me 1. Verilindorët kanë arritur që të përmbysin rezultatin dhe në fund morën një fitore shumë vlefshme në kampionat.

Kryeqytetasit e Juljan Ahmatajt, e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të realizuar nga Hasani në minutën e 10-të, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës foli i gjithë për të bësuarit e Duros të cilët arritën të realizonin plot 3 herë me Shkurtajn, Gavazajn dhe Abazajn.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në vendin e dytë, me diferencë vetëm 1 pikë nga kryesuesit e Partizanit. Ndërkohë nga ana tjetër, Tirana ka përfunduar në vendin e 7-të me pikë të barabarta me Teutën e vendit të tetë që do të luajë nesër ndaj Skënderbeut.

Tkjo humbje thellon dhe njehërë krizën tek Tirana e cila javën e ardhshme do të luajë derbin e Shqipërisë me Partizanin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment