Sport

Kukësi, reparti i mbrojtjes thërret për ndihmë! Verilindorët e shohin shpëtimin te dy maqedonas

Sipas mediave maqedonase, drejtuesit e klubit verilindor kanë nisur bisedimet me dy futbollistë
Featured image of article: Kukësi, reparti i mbrojtjes thërret për ndihmë! Verilindorët e shohin shpëtimin te dy maqedonas Skuadra e Kukësit

KUKËS– Kukësi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Përveç rezultateve negative, klubi verilindor do të duhet të ndërhyjë me emergjencë në merkato, ku mbrojtja konsiderohet si “thembra e Akilit”. Sipas mediave fqinje, drejtuesit e klubit verilindor kanë nisur bisedimet me dy futbollistë.

I pari është kapiteni i Sileks, Angelce Timovski, 26-vjeçar dhe që aktivizohet si mbrojtës i linjës së djathtë. Ndërkohë, i dytë është një futbollist i Vardarit dhe fjala është për Viktor Velkoski, 25-vjeçar dhe që luan në qendër të mbrojtjes. Ky i fundit do të ishte edhe zëvendësuesi i Horiç me të cilin verilindorët ndanë rrugët në këtë merkato.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment