Sport

Kukësi nuk feston, fitoren ia dedikon Gegës. Cungo ka besim se Laçi do të rikthehet

"Ishte një fitore e mirë, prodhuam futboll. Luajtëm si deshëm dhe e mbrojtëm golin. Trajnerit Gega i urojmë shërim të shpejtë dhe kjo fitore shkon për të. Përgëzoj gjithë skuadrën për atë që dha"
Featured image of article: Kukësi nuk feston, fitoren ia dedikon Gegës. Cungo ka besim se Laçi do të rikthehet
Përditësuar:

ELBASAN – Kukësi iu gëzua fitores së parë në javën e 4-t në kampionat dhe këtë e arriti kundër një ekipi si Laçi, ndërtuar gjithashtu për të luftuar për trofe. Rraman Hallaçi, trajneri që po zëvendëson Skënder Gegën, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha:

“Nuk do të bëjmë festë, ne kemi investuar. Nuk mund të lejojmë të jemi në fund. Ishte një fitore e mirë, prodhuam futboll. Luajtëm si deshëm dhe e mbrojtëm golin. Normal kemi punë. Në mbrojtje kishim të rinj që bënë mirë. Po fitojmë edhe lojtarë, por nuk dua të përmend emra. Është e vërtetë që kemi probleme fizike. Disa lojtarë nuk kanë pasur minuta para se të vinin. Me pak durim do rritemi. Trajnerit Gega i urojmë shërim të shpejtë dhe kjo fitore shkon për të. Përgëzoj gjithë skuadrën për atë që dha. Kemi bërë merkato cilësore, por disa lojtarë nuk kanë gjendjen e duhur. Duhet pak kohë. Pamë edhe Ibraimin, që është kapiteni. Ai do jetë lideri ynë,”- deklaroi Rrahman Hallaçi pas ndeshjes.

Laçi nuk po funksionon aspak mirë në këtë start të sezonit, pasi në 4 javët e para ka marrë vetëm tri pikë, ndërsa sot pësoi edhe humbjen e parë, ndonëse me rezultat minimal 1-0 ndaj Kukësit. Trajneri Armando Cungu, në emisionin “Gol pas Goli” pas ndeshjes, pranoi vështirësitë e fillimit dhe theksoi se sot skuadra ia dhuroi fitoren kundërshtarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pas 3 barazimesh luajtëm çdo gjë për çdo gjë, me një kundërshtar si Kukësi që nuk duhej marrë lehtë. Nuk kishte shënuar asnjë gol, edhe sot e bëmë ne vetë golin, jo se na i shënoi kundërshtari. Unë jam i bindur që ky ekip ka potencial dhe duhet të rikthehet fuqishëm. Ka një ngërç momental, kjo për shkak të problemeve fizike. Në startin e këtij sezoni, ne akoma nuk kemi zgjedhur 11-shen e duhur. Ky është ngërç momental që i shtohet ngërçi psikologjik,”– shpreh trajneri Cungu pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment