Sport

Kukësi merr pikën e parë në Durrës, Laçi ndal Partizanin 0-0

Nuk ka patur gola në dy nga tri sfidat e mbrëmjes, të vlefshme për javën e tretë të Superligës shqiptare
Featured image of article: Kukësi merr pikën e parë në Durrës, Laçi ndal Partizanin 0-0
Përditësuar:

DURRES – Nuk ka fitues në dy nga tri sfidat e mbrëmjes së Superligës. Në Durrës, Teuta barazon me Kukësin 0-0 dhe po me këto shifra, barazon edhe Partizani me Laçin, ndeshje kjo e luajtur në “Elbasan Arena”.

Ishte një sfidë spektakolare, ku nuk munguan rastet për gol, por asnjëra nga skuadra nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skuadra e Dajës kishte disa raste “të arta” shënimi, ku vlen të theksohet ai i minutës së 88-të, ku Solomon mori një pasim perfekt nga Bardhi dhe u shfaq i vetëm me portierin Sherri, por topi i gjuajtur nga ai, shkon jashtë portës. Pas tri javëve të para, Laçi ka grumbulluar vetëm 3 pikë, ndërsa Partizani ka 4 pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Është mbyllur në barazim pa gola edhe sfida ndaj Teutës dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Pavarësisht tentativave të shumta, të dyja skuadrat nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë, duke u kënaqur me nga 1 pikë.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment