Sport

Kukësi mbetet thatë, mesfushori me eksperiencë do të largohet pas ndeshjes me Wolfsburg, ja ekipi i ri

Musolli menjhëerë pas ndeshjes që Kukësi do të zhvillojë ndaj Wolfsburg në turin e dytë të Europa League do t’i japë lamtumirën skuadrës së Skënder Gegës
Featured image of article: Kukësi mbetet thatë, mesfushori me eksperiencë do të largohet pas ndeshjes me Wolfsburg, ja ekipi i ri Skuadra e Kukësit

KUKËS-Pas 8 vitesh me Kukësin, ku prej disa sezonesh mban edhe shiritin e kapitenit në krah, Besar Musolli do të largohet nga verilindorët. Burime të Supersport Kosova kanë zbuluar edhe destinacionin e ri të mesfushorit. Musolli menjhëerë pas ndeshjes që Kukësi do të zhvillojë ndaj Wolfsburg në turin e dytë të Europa League do t’i japë lamtumirën skuadrës së Skënder Gegës për t’u vendosur në dispozicion të Gentian Mezanit te Gjilani.

Do të jenë pikërisht “skifterat” skuadra e re e 31-vjeçarit. Objektivat e Gjilanit në sezonin e ri janë të qartë do synohet titulli kampion, pas vendit të dytë të sezonit të kaluar dhe për ta bërë këtë, Mezani ka nevojë edhe për lojtarë me eksperiencë të madhe mbi supe si Musolli në skuadrën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment