Sport

Kukësi duhet të shkojë në dyert e FIFA-s, ish-futbollisti hedh në gjyq klubin verilindor

Arsyeja është e thjeshtë? klubi verilindor pretendon se kontrata e Ethemit përfundon në momentin që skuadra mbyll angazhimet në Ligën e Europës
Featured image of article: Kukësi duhet të shkojë në dyert e FIFA-s, ish-futbollisti hedh në gjyq klubin verilindor Valon Ethemi

KUKËS– Ish-futbollisti i Kukësit Valon Ethemi ka hedhur në gjyq ekipin verilindor. Burime të sigurta pranë lojtarit bëjnë me dije se prej disa ditësh avokatët e tij kanë ngritur padi në FIFA kundër Kukësit. Arsyeja është e thjeshtë? klubi verilindor pretendon se kontrata e Ethemit përfundon në momentin që skuadra mbyll angazhimet në Ligën e Europës.

Mirëpo, përfaqësuesit ligjorë të lojtarit kanë paditur Kukësin në FIFA, duke e cilësuar këtë kontratë si abuzive dhe duke kërkuar dëmshpërblim. Çështja e largimit të mesfushorit tetovar nga Kukësi duket se ishte e destinuar për të shkuar në gjyq pas krisjeve mes palëve që lindën në momentin kur Ethemi kishte arritur akordin me polakët e Zaglebie Lubin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pista për të firmosur me polakët mbetet e hapur, por fillimisht pritet gjyqi.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment