Sport

Kukësi blof me Gegën, pasuesi i Duros prezantohet nesër në “Air Albania”

Pasuesi i Shpëtim Duros do të jetë Orges Shehi
Featured image of article: Kukësi blof me Gegën, pasuesi i Duros prezantohet nesër në “Air Albania” Shpëtim Duro, ish-trajner i Kukësit

“Përshëndetje! Nesër në orën 11:00, në sallën e konferencave te stadiumi “Air Albania” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të skuadrës, e planifikuar të zhvillohej sot.

Prezantimi i trajnerit do të bëhet nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe në orën 16:00 në kompleksin sportiv “Football Republic” do të zhvillohet stërvitja e parë! Faleminderit!”.

Ky është njoftimi që iu bëri sot Kukësi gazetarëve sportivë në grupin dedikuar tyre në Whatss App, kur pritej që prezantimi të bëhej sot paradite me trajnerin Skënder Gega.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akordi me këtë të fundit nuk u arrit dhe pasuesi i Shpëtim Duros do të jetë Orges Shehi, ish-trajneri i Skënderbeut. Shehi ka besimin e presidentit Gjici për të rikthyer Kukësin në formë pas disa ndeshjeve problematike.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment