Virale

Kujtim Gjuzi ‘tradhëton’ Atlantic-un, në Kuvend kyçi i shndrin nga ari, sa kushton ora e tij e re (SHIFRA E MAJME)

Ora i përket markën "Michael Kors" dhe në "tregun e zi" kushton as më pas e as më shuëm se 363 dollarë ose diku tek 400 mijë lekë të vjetra. 
Featured image of article: Kujtim Gjuzi ‘tradhëton’ Atlantic-un, në Kuvend kyçi i shndrin nga ari, sa kushton ora e tij e re (SHIFRA E MAJME) Kujtim Gjuzi

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi nuk e ka fshehur asnjëherë “admirimin” e tij për luksin. 

Ditën e sotme në seancën plenare, kyçi i Gjuzit ka shndrirë me një orë të re nga marka shumë e njohur “Michael Kors”.

Objekti ka tërhequr vëmendjen dhe i ka bërë të gjithë kuriozë për çmimin e saj. Duke lundruar në rrjet, e duke kërkuar për karakteristikat e saj, rezultoi që ora i përket markën “Michael Kors” dhe në “tregun e zi” kushton as më pas e as më shuëm se 363 dollarë ose diku tek 400 mijë lekë të vjetra. 

Por duhet marrë parasysh që Gjuzi e ka deklaruar gjithmonë se i pëlqen gjërat e rralla dhe të shtrenjta pasi si telefon mban një të markës “Ventu” dhe ruan me fanatizën një mjet tip Mercedez Benz Sllon. 

Mesa duket Gjuzi ka zëvëndësuar pa asnjë problem “Atlantic-un” e tij të shtrenjtë me rripa të kuq. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment