
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur se në Shqipëri nuk mund të ketë asnjë garë të barabartë pasi këtu, sipas tij, vidhen çdo ditë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjuzi tha se çështja e ligjit për partitë, është e gjitha një mashtrim.
“E gjithë reforma 77-vjeçare ka qenë e gjitha një mashtrim edhe çështja e ligjit për partitë politike, është e gjitha një mashtrim. Partitë dalin nga Gjykata e Tiranës dhe janë të gjitha të barabarta. A mund të ketë garë kur ju keni probleme me këtë lloj reforme që ka vjedhur 24 mandate. Të gjithë ju bashkoheni me hajninë që nga kuvendi i Mukjes. E gjithë kjo lojë e pisët do të mbarojë. Vetëm një qeveri tranzitore mund ta çojë vendin përpara,”- tha Gjuzi.
(f.m/dosja.al)