Politike

“Kryeministri di vetëm të bëjë shaka e ironi”/ Gjuzi i revoltuar me qeverisjen e Ramës: Ka vetëm PPP, Rama ta harrojë se mund të ndalojë lëvizjen të dielën

VIDEO
Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi ishte i revoltuar edhe me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar qarkullimin e mjetev të dielën, duke u zotuar se diçka e tillë nuk mund të ndodhte.
Featured image of article: “Kryeministri di vetëm të bëjë shaka e ironi”/ Gjuzi i revoltuar me qeverisjen e Ramës: Ka vetëm PPP, Rama ta harrojë se mund të ndalojë lëvizjen të dielën Kujtim Gjuzi

TIRANË– Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Rama lidhur me mënyrën sesi ai po drejton vendin. Nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi është shprehur se prej 7 vitesh që Rama është në Kuvend ka dhënë vetëm PPP dhe ka grabitur paratë e shqiptarëve.

Gjuzi ishte i revoltuar edhe me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar qarkullimin e mjetev të dielën, duke u zotuar se diçka e tillë nuk mund të ndodhte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri sot me fyerje e shantazh iu drejtua deputetëve, por ai atë di prej vitesh që prej rinisë së tij, për ne që e njohim prej kohësh, vetëm të bëjë shaka e ironi. Prej 7 vitesh kemi 0 rritje të pensioneve, vetëm PPP e grabitje, nuk i vjen ën ndihmë familjeve në nevojë, vetëm diskriminon dhe refuzon deputetë e Kuevndit. Lajm i keq ishte edhe bllokimi i lëvizjes së qytetarëve në fundjavë. S’ka për të ndodhur, ta harrojë. Nuk mund të jap një votë pro në aktet normaitve sepse nuk ka sens kur qytetarët nuk kanë marrë pagesat, bizneset nuk kanë marrë pagesat, nuk janë vënë në dispozicion fondet. Ne të opozitës nga 2 min kemi për të folur, le të flasin këta të PS nga 10 apo 20 minuta”, tha Gjuzi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment