Politike

Kujtim Gjuzi kërcënon maxhorancën: Votoni me ne Reformën Zgjedhore ose do u nxjerr propozimet

Gjuzi i ka bërë thirrje maxhorancës që të votojë Reformën Zgjedhore me opozitën në Kuvend, pasi nëse nuk e bëjnë këtë do të nxjerr pseudonimet që kanë mbajtur në komunizëm.   
Featured image of article: Kujtim Gjuzi kërcënon maxhorancën: Votoni me ne Reformën Zgjedhore ose do u nxjerr propozimet Kujtim Gjuzi, deputet

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar sot për Teatrin Kombëtar dhe u shpreh se godina e vjetër duhej të ruhej, njësoj si i ruajt teatri në mes të Londrës që është është me baltë e me kashtë.

Më tej ai i ka bërë thirrje maxhorancës që të votojë Reformën Zgjedhore me opozitën në Kuvend, pasi nëse nuk e bëjnë këtë do të nxjerr pseudonimet që kanë mbajtur në komunizëm.   

Se ça po bëhet këtë me këto pronat e dini që doni me i grabit, nuk keni lënë shtëpi pa e shemb, e lini që të bjerë dhe hop kulla sipër, në mes të Londres e keni teatrin po me baltë po me kashtë. Tani ju reformën do e bëni me ne apo me ata, jo do e bëjmë këtu, ata që duan të shesin apo të marrin edhe nënkryetarët e parlamentit ju them do tju nxjerr pseudonimet”, u shpreh ndër të tjera Gjuzi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata është bërë sot në seancën plenare, ku Kuvendi është përfshirë sot nga debate të forta për shembjen e TK dhe për ‘Zgjedhoren’. Deputetët e opozitës kanë shprehur revoltën e tyre kundër shembjes së godinës dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Maxhoranca është fokusuar tek ‘Zgjedhorja’ dhe kanë kërkuar bashkëpunim. Për propozimin e SHBA, PS është shprehur kundër. Lleshaj reagoi për protestat dhe mbrojti policët. Rama u shpreh se godina e TK do bëhet si ishte por në një vend tjetër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment