Politike

Kujtim Gjuzi kërcënon hapur Gramoz Ruçin: Më jep fjalën ose në Kuvend do ketë incidente (VD)

Gjuzi tha se disa herë nuk është lejuar të flasë dhe nëse ndodh sërish kjo gjë në Kuvend do të ketë incidente.

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me një debat të parashikuar, pasi deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar fjalën dhe “ka kërcënuar” Gramoz Ruçin.

Gjuzi tha se disa herë nuk është lejuar të flasë dhe nëse ndodh sërish kjo gjë në Kuvend do të ketë incidente.

KUJTIM GJUZI: Në seancën e kaluar nuk më lejuat të replikoj me kryeministrin, ju lutem zbatoni rregulloren mos thoni uluni në vend, pasi do të kemi incidente si ata të opozitës në breg të Lanës. Nuk mund të na trajtosh ne sikur kemi ardhur me zor. Unë kam të drejtë të replikoj me kryeministrin sa herë që herë të më përmend mbiemrin, kërkoj falje të gjithë shqiptarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

GRAMOZ RUÇI: Nuk është shkelur rregullorja. Dua t’u kujtoj se radhën e kaluar u kam tërhequr mbi tre herë vërejtje, ju kam paralajmëruar, e vetmja iciativë është që nuk iu kam përjashtuar nga seanca për shkak të ndërhyrjeve që keni bërë.

Seanca plenare sot u shoqërua me debate të forta. Deputeti Murrizi zhvilloi një interpelancë me Anila Denaj për aksionin anti-informalitet dhe gjobën e “Bankers”. Rama ka shpërthyer sot në fjalën e tij duke akuzuar prokuororët dhe gjyqtarët se janë pjesë e një grupi të strukturaur kriminal, KÇK. Kryeministri u shpreh se shumë shpejt do të ketë një ligj special për të goditur KÇK-në.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment