Politike

Kujtim Gjuzi i rikthehet luksit, blen makinë të re dhe bllokon derën e Kuvendit me “bishën” blu (FOTO)

Një makinë me një ngjyrë të fortë qielli, pak e çuditshme si vetë i zoti. Gjuzi ka patur idenë brilante që makinën ta parkonte mu te dera e Kuvendit. Aty ishte e sigurt që do ta shihnin të gjithë. Ngyra pastaj nuk lë indeferent askënd.
Featured image of article: Kujtim Gjuzi i rikthehet luksit, blen makinë të re dhe bllokon derën e Kuvendit me “bishën” blu (FOTO) Kujtim Gjuzi, deputet

TIRANË- Si mund ta marrin vesh të gjithë që ke blerë makinë të re? Ka disa mënyra, por njërën, mbase atë më epiken, jua sugjeron deputeti Kujtim Gjuzi. Ai është shfaqur me makinë të re në Kuvend në ditët e komisioneve.

Një makinë me një ngjyrë të fortë qielli, pak e çuditshme si vetë i zoti. Gjuzi ka patur idenë brilante që makinën ta parkonte mu te dera e Kuvendit. Aty ishte e sigurt që do ta shihnin të gjithë. Ngyra pastaj nuk lë indeferent askënd.

Nuk e dimë nëse janë të tijat apo të dikujt tjetër, por Kujtim Gjuzi ka ndërruar disa makina që nga koha që ka marrë mandatin e deputetit. Një personazh atipik për të qenë pjesë e Parlamentit, Gjuzi është bërë i famshëm për batutat e tij prej tironsi të vjetër, po aq sa Ramadani te “Portokallia”.

Siç e shikoni edhe nga fotoja, edhe pse i thonë se aty nuk lejohet parkimi, Gjuzi nuk do t’ia dijë. Ai është deputet fundja dhe mund të bëjë si të dojë!

(Marrë nga Panorama)

Shto Koment