Politike

‘Kujt ja mban xhepi mund të hajë edhe tek Nusreti’/ Manjani komenton darkën e ministrave në Dubai, i drejtohet Ramës: Kalama i kapur në faj. Ha mish mor qerrata, po mos shit pordhë!

Manjani shkruan se Rama sillet si fëmijë i kapur në faj e se përgjigjia se ata janë ftuar nga investitorët nuk qëndron pasi 'Investitorët zakonisht i fton qeveria, se ajo ka nevojë'.
Featured image of article: ‘Kujt ja mban xhepi mund të hajë edhe tek Nusreti’/ Manjani komenton darkën e ministrave në Dubai, i drejtohet Ramës: Kalama i kapur në faj. Ha mish mor qerrata, po mos shit pordhë! Ylli Manjani, ish-ministër

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar darkën e ministrave në Dubai. Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se argumenti ‘faturë e kripur’ për kripën e Nusretit qëndron mirëpo vë në dyshim përgjigjen e Ramës kur në media doli video e plotë e darkës.

Manjani shkruan se Rama sillet si fëmijë i kapur në faj e se përgjigjia se ata janë ftuar nga investitorët nuk qëndron pasi ‘Investitorët zakonisht i fton qeveria, se ajo ka nevojë’.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pa dyshim argumenti “faturë e kripur” për kripën e Nusretit qëndron. Jo vetëm për mjedisin tonë ku varfëria është e lartë. Ku argument ishte i fortë edhe Gjermani, në janarin e vitit 2019, kur Frank Ribery u shfaq në të njëjtin restorant. Në kushtet tona pyetjet shtohen, kur Kryeministri thotë se “darkën e paguan ftuesit me të cilët po negociojnë për investime”. Vërtetë?! Ç’na qenkan këto investitorë që na thërrasin në vendin e tyre dhe na paguakan darka super të shtrenjta?!Investitorët zakonisht i fton qeveria, se ajo ka nevojë. Kjo e fundit paguan shpenzimet e mikpritjes. Ky është rregulli.
Ka edhe banka që kur duan të shesin kredi të ftojnë, por nuk të çojnë te Nusreti. Të ftojnë në bisedime, të ofrojnë dhe ushqim. Në rast suksesi eehe një restorant të mirë. Por jo si i Nusretit. Nuk na ka qëlluar ndonjë bankë e tillë deri më sot!Pra nuk duket si histori investimesh kjo gjë. Qartësisht është punë qejfi, për të cilin paguhet sipas xhepit. Në këtë pikë nuk shoh ndonjë gjë të keqe. Kujt ja mban xhepi mund të hajë edhe tek Nusreti…
Problemi fillon te justifikimet. Justifikohet si kalama i kapur në faj Kryeministri, por nuk arrin të mbulojë dot PAPËRGJESHMËRINË e vet dhe të zyrtarëve të qeverisë së Tij.
Dakord që ua mban xhepi atë qejf, por përse duhet të shesin pordhë në publik bash në kohën kur vendi gjendet në një fatkeqsi tjetër natyrore?! Ha mish mor qerrata, po mos shit pordhë!Ja, këtë papërgjegjshmëri nuk e mbulojnë dot!Po që duan dhe mandat të përjetshëm qeverisës?!!!

Dosja.al publikoi e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane. Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment