Aktualitet

U qëllua nga arma e Paplekës dhe një izraelite, del ekspertiza e gëzhojave në Elbasan, merret në pyetje biznesmeni i karburanteve, Ilir Beko që iu sekuestrua arsenali i armëve në Papër i kishte dhënë “Benz”-in Xhaferrit

Në një vend tjetër në afërsi janë gjendur edhe 13 gëzhoja të tjera të cilat janë përdorur nga një pistoletë izraelite dhe mendohet se me të janë plagosur ish-polici i RENEA-s, Emiljano Prenga dhe ish-polici tjetër Pavlo Vuksani.
Featured image of article: U qëllua nga arma e Paplekës dhe një izraelite, del ekspertiza e gëzhojave në Elbasan, merret në pyetje biznesmeni i karburanteve, Ilir Beko që iu sekuestrua arsenali i armëve në Papër i kishte dhënë “Benz”-in Xhaferrit Pamje nga vendi ku u vra Pjerin Xhuvani

ELBASAN-Pas ekspertimitmit të gëzhojave, është zbuluar se 7 plumba janë qëlluar nga arma “Glock” 9mm e cila është përdoruar në krimin e Elbasanit nga ish-efektivi i RENEA-S, Arbër Paplekaj.Në një vend tjetër në afërsi janë gjendur edhe 13 gëzhoja të tjera të cilat janë përdorur nga një pistoletë izraelite dhe mendohet se me të janë plagosur ish-polici i RENEA-s, Emiljano Prenga dhe ish-polici tjetër Pavlo Vuksani.

Policia ka identifikuar Kelmend Xhaferrin,i cili sipas dëshmisë hetimore  ka qëlluar drejt grupit të ish-policëve me armën izraelite.Por dëshmitarë të tjerë në vendngjarje tregojnë se Xhaferri ka mbërritur në vendngjarje shumë shpejt pasi ka shtëpinë rreth 50 metra larg vendit të krimit dhe se ai nuk ka qelluar me armë por ka qenë një person tjetër I cili ka hapur zjarr.

Sipas burimeve hetimore është zbuluar dhe pronari i Benzit luksoz me targë AB 010, i cili i përket biznesmenit të karburanteve Ilir Beko, person të cilit RENEA i sekuestroi në 2019 arsenalin e armëve luksoze në ambientet e karburantit të tij në Papër të Elbasanit.Makina përdorëj nga djali i Ilir Beko-s, Eldjo Beko-s, por ditën e ngjarjes ia ka dhënë makinën në përdorim Kelmend Xhaferrit.Gjatë marrjes në pyetje, Beko nuk ka pranuar të tregojë se kujt personi ja ka dhënë makinën, ndaj dhe policia e ka arrestuar për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Lidhur me këtë çështje prokuroria e Elbasanit do kërkojë masën e “arrestit në burg” për të gjithë personat e arrestuar.Çështja do te shqyrtohet nga gjyqtari i Elbasanit, Tomor Kullolli, dhe seanca për caktimin e masës së sigurisë, pritet të zhvillohet ditën e hënë në datën 26 prill 2021, një ditë pas përfundimit të procesit të votimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, sot Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave po verifikon dy zëvendës drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla dhe 8 policë të forcës së posaçme “Shqiponja”, që ndodheshin në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Ky hetim ka nisur pasi dëshmi të banorëve të zonës kanë rrëfyer se policia, nuk ka ndërhyrë në asnjë moment edhe pse ka qenë në vendngjarje kur ka ndodhur përplasja me armë. Madje sipas banorëve, Nushi dhe Palla janë larguar me vrap, duke mos kryer asnjë veprim për të parandaluar ngjarjen apo për arrestimin e personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Çfarë ndodhi në Elbasan?

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe. Për vrasjen e ndodhur akuzohen dy persona: Arbër Papleka dhe Klement Xhaferri. I pari është ish-punonjësi i RENEA-s i vendosur pranë grupit të SMV (Struktura e Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike), ndërsa i dyti njihet si Kel Çami. Papleka akuzohet nga policia edhe për plagosjen e polices së Shqiponjave, Xhensila Sota, edhe për heqje të lirisë të drejtuesit të mjetit tip ML, të Muhamet Gresajt.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment