Aktualitet

“Kujdes, temperaturat ju përkeqësojnë”/ Çomo e pranon hapur: Është ulur grupmosha e prekur nga Covid-19, vdekjet po shtohen

Ndër të tjera, ajo shtoi se temperaturat e larta në këto kohë e kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore të njerëzve të infektuar, dhe se vdekjen vijnë edhe si pasojë e këtyre kushteve.
Featured image of article: “Kujdes, temperaturat ju përkeqësojnë”/ Çomo e pranon hapur: Është ulur grupmosha e prekur nga Covid-19, vdekjet po shtohen Najada Çomo

TIRANË– Najada Çomo është shprtehur se grupmosha e qytetarëve që preken nga koronavirusi është ulur rëndshëm në Shqipëri. E ftuar në studion e “Open”, Çomo e pranoi hapur se vdekjet jasnë shtuar dhe se gjendja është e rëndë.

Ndër të tjera, ajo shtoi se temperaturat e larta në këto kohë e kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore të njerëzve të infektuar, dhe se vdekjen vijnë edhe si pasojë e këtyre kushteve.

“Temperaturat e larta ndikojnë shumë. Ndodh që gjendja shëndetësore e të sëmurëve të përkeqësohet si pasojë e temperaturave të larta. Kjo sjell edhe sulmet në zemër. Por grupmosha e prekur nga Covid-19 është ulur rëndshëm, vdekjet po shtohen,”– tha Çomo ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq ditën e sotme janë humbur jetën edhe 2 të moshuar të tjerë dhe janë konfirmuar 71 raste të reja. Harta është zgjeruar në 16 qytete të tjera. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 87 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1702.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment