Psikologji

KUJDES / Shenjat që ju po merreni me dikë me çrregullimin narcistik të personalitetit

Shqiptarët nuk janë shumë të edukuar mbi problemet e personalitetit apo ato mendore, kjo bën që ata të bien shpesh pre e meshkujve apo femrave që vuajnë nga këto çrregullime.
Featured image of article: KUJDES / Shenjat që ju po merreni me dikë me çrregullimin narcistik të personalitetit

TIRANË- Shqiptarët nuk janë shumë të edukuar mbi problemet e personalitetit apo ato mendore, kjo bën që ata të bien shpesh pre e meshkujve apo femrave që vuajnë nga këto çrregullime.

Çrregullimi narcistik i personalitet, renditet në të njëjtin rang me çrregullimin e sociopatisë, dhe psikopatisë.

Njerëzit me këtë çrregullim, mund t’jua kthejnë jetën përmbys, dhe as ju vetë nuk do t’a  kuptoni se si përfunduat në atë mënyrë.

Çrregullimi i personalitetit narcisist (NPD) përfshin një model të mendimit dhe sjelljes vetjake arrogante, mungesë empatie dhe konsiderate për njerëzit e tjerë dhe një nevojë të tepruar për admirim.

Të tjerët shpesh i përshkruajnë njerëzit me NPD si kokëfortë, manipulues, egoistë, mbrojtës dhe kërkues. Kjo mënyrë e të menduarit shfaqet në çdo fushë të jetës së narcistit duke nisur që nga puna dhe miqësia e tij deri tek marrëdhëniet familjare dhe dashurore.

Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se ju po merreni me një individ që e posedon këtë çrregullim?

1- Ndjenjë grandioze e vetë-rëndësisë

Bota e narcistit ka të bëjë me një hierarki të caktuar, ku ai qëndron në krye, dhe ku njerëzit ndahen në inferior apo superior. Narcisistët duhet të jenë më të mirët, më të duhurit dhe më kompetentët, të bëjnë gjithçka sipas mënyrës së tyre, dhe të kontrrollojnë çdo aspekt të jetës së tyre dhe të njerzëve që i rrethojnë.

2-  Nevojë e ekzagjeruar për vëmendje dhe aprovim

Narcisistët kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme, madje edhe duke ju ndjekur nëpër shtëpi, duke ju kërkuar të gjeni gjëra ose duke thënë vazhdimisht diçka për të tërhequr vëmendjen tuaj.

Vlerësimi për një narcisist llogaritet vetëm nëse vjen nga të tjerët. Edhe atëherë, nuk llogaritet dhe aq  shumë. Nevoja e një narcisisti për vlefshmëri është si një gyp. Ju derdhni fjalë pozitive dhe mbështetëse dhe ato thjesht derdhen në skajin tjetër dhe janë zhdukur.

Pavarësisht sa i thoni narcisistëve që i doni ata, i admironi ose i aprovoni ata, ata kurrë nuk e ndiejnë atë sa duhet – sepse thellë ata nuk besojnë se dikush mund t’i dojë.

Ata vazhdimisht përpiqen të nxjerrin lëvdata dhe miratim nga të tjerët për të mbrojtur egot e tyre të brishta, por pa marrë parasysh sa shumë i është dhënë, ata gjithmonë duan më shumë.

3- Mungesë e theksuar empatie

Ata kanë tendencë të jenë egoist dhe të vetë-përfshirë dhe zakonisht nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë po ndiejnë njerëzit e tjerë.

Narcisistët presin që të tjerët të mendojnë dhe të ndjehen njësoj si ata dhe rrallë mendojnë se si ndjehen të tjerët. Ata e kanë shumë të vështirë të ndiejnë emocionin e fajit, apo të keqardhjes. Pavarsisht se ata mund të shtiren sikur i vjen keq, apo mund të kërkojnë falje, realisht një narcist e ka të pamundur ti përjetojë këto emocione.

4 – Ndarja e personalitetit

Personaliteti i narcistit është i ndarë në pjesë të mira dhe të këqija, dhe ata gjithashtu ndajnë gjithçka në marrëdhëniet e tyre në diçka të mirë ose të keqe. Çdo mendim apo sjellje negative ju fajësohet juve ose të tjerëve, ndërsa ata i adresojnë vetes gjithçka që është pozitive dhe e mirë.

Ata mohojnë fjalët dhe veprimet e tyre negative ndërsa ju akuzojnë vazhdimisht për mosmiratim.

Ata gjithashtu i mbajnë mend gjërat si plotësisht të mira dhe të mrekullueshme ose si të këqija dhe të tmerrshme.

Narcistët nuk mund të shohin të dyja anët e një situate, anën e mirë ose atë të keqe, ata mund të shohin vetëm një perspektivë të ngjarjes.

5- Pa aftësi për të punuar në grup.

Duke qënë se ata nuk dinë të njohin emocionet e njerzëve të tjerë, janë egoistë dhe duan të jenë në kontrroll të çdo gjëjë, njerëzit me këtë çrregullim personaliteti do të hasin gjithmonë probleme me të punuarit në grup.

6- Mungesë përgjegjësie

Edhe pse narcistët kërkojnë të jenë nën kontroll, ata kurrë nuk duan të jenë përgjegjës për veprimet apo rezultatet e tyre – përveç nëse, natyrisht, gjithçka shkon saktësisht në rrugën e tyre dhe ndodh rezultati i tyre i dëshiruar. Kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre ose ndjehen të kritikuar ose më pak se të përsosur, narcisisti vendos mbi ju fajin dhe përgjegjësinë. Duhet të jetë faji i dikujt tjetër.

7 – Manipulimi

Narcistet duke qënë se janë si një makinë llogaritëse, veprojnë me mendje dhe jo me zemër, kjo i bën ata dhe manipulues mjaft të mirë.

Disa nga shenjat e manipulimit jane:

1-Ju nuk ndjeheni më si personi që keni qenë më parë.

2-Ndiheni më të shqetësuar dhe më pak të sigurt se dikur.

 3-Shpesh pyesni veten nëse jeni shumë i ndjeshëm.

4-Ndiheni sikur gjithçka që bëni është e gabuar.

5-Ju gjithmonë mendoni se është faji juaj kur gjërat shkojnë keq. Ju kërkoni falje shpesh.

6-Ju keni një sens që diçka nuk është në rregull, por nuk jeni në gjendje të identifikoni se çfarë është.

7-Shpesh vini në dyshim nëse përgjigja juaj ndaj partnerit tuaj është e përshtatshme.

8- Ju justifikoni sjelljen e partnerit tuaj.

Ju duhet të dini se nuk mundeni të ndryshoni një person me këtë çrregullim personaliteti.

Ju nuk do mund ti ndryshoni ata edhe nëse i falni gjithë dashurinë e botës, sepse ata nuk ngopen kurrë.

Çdo marrëdhënie qoftë shoqërore, familjare apo dashurore me një individ narcistik, është thellësisht e dëmshme për shëndetin tuaj mendor dhe fizik, dhe ju duhet të ndëprisni komunikimin me ta.

Burimi:Healthline

E.C/Dosja.al

Shto Koment