Aktualitet

Kujdes! Mos ndaloni nëse një kosh plehrash ju zë rrugën, gruaja nga Tirana tregon metodën e grabitësve: I vunë armën në kokë burrit

Më tej ajo tregon se në këtë mënyrë është vjedhur edhe burri i saj.
Featured image of article: Kujdes! Mos ndaloni nëse një kosh plehrash ju zë rrugën, gruaja nga Tirana tregon metodën e grabitësve: I vunë armën në kokë burrit Koshi ne rruge

TIRANË– Një grua ka treguar disa manovra që përdorin hajdutët për të të vjedhur, në mënyrë që të mos kesh kohë të marrësh masa.

Teksa ka komentuar një foto ku shihet një kosh plehrash, gruaja shkruan për redaksinë “JOQ”, se kjo është një nga metodat që përdorin hajdutët.

Më tej ajo tregon se në këtë mënyrë është vjedhur edhe burri i saj.

Pershendetje joq. Thuaj kujdes ketij cunit qe ka sjell foton … se keshtu jane metodat e hajdutve. Ashtu ja kam ber burri time ne Tirana edhe kur doli nga makina i erdhen me pistoleta edhe ja vuran ne koke.. Per te grabitur… shyqyr Zoti ja moran vetem gjera materiale! Flm nese e postoni!”– shkruan ajo.

Foto e publikuar nga JOQ

Mesa duket grabitësit kanë avancuar dhe kjo është një nga metodat e reja që ndjekin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment