
Astronomi – Planeti i Mërkurit kalon në retrogradë natën e Halluinit, me datë 31 tetor.
Planeti i Mërkurit është planeti i komunikimit, dhe ka të bëjë me qetësinë, qartësinë dhe zgjidhjen e konfliktëve.
Në datën 31 tetor, kur ky planet do të jetë në retrogradë, do të jemi në shenjën zodiake të akrepit.
Shenja e akrepit njihet ndryshe edhe si kali i errët i horoskopit, pasi akrepi mbart përbrenda tij një energji intensive, është i mbushur me emocione të forta, është besnike, por ndonjëherë mendja e tij mbingarkohet me mendime të errta.
Por çfarë do të thotë kur planeti i Mërkurit kalon në retrogradë në shenjën e akrepit?
Kur Mërkuri, i njohur ndryshe dhe si planeti i komunikimit, kalon në retrogradë në shenjën e akrepit, atëherë gjërat mund të bëhen shumë shpejt intensive.
Mërkuri do të kalojë përmes pasionit, emocioneve të forta dhe paranojës së akrepit, e ndërkohë që ai bën ciklin e tij për së mbrapshti në këtë planet, prisni që ose ju ose një njeri tjetër të zbulojë sekretet e fshehura, apo mendimet e tij më të thella.
Fatmirësisht, energjia intensive, e errët dhe e çmendur do të mbarojë me 20 nëntor, kur Mërkuri do të largohet nga shenja e akrepit.
Burimi: Mystical Raven
E.C/Dosja.al