
Tiranë- Pas mbledhjes së PS, ku u zbardhën porositë e kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 30-qershorit, reagon me ironi në rrjetet sociale Nard Ndoka ka zbardhur “një nga porositë” e Ramës.
“Rama jep porositë e fundit, kujdes k..ra, mos flitni më në telefon!”, shprehet Nard Ndoka. Nuk janë të pakta edhe komentet ndaj postimit të Ndokës pas këtij reagimi.
Mësohet se kryeministri Rama ditën e sotme ka dhënë porosi për ditët e mbetura të fushatës zgjedhore dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
“Do kemi proces zgjedhor me standarde. Mitingun përmbyllës do ta zhvillojmë në Vlorë. Të dokumentohet çdo incident. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe e manipulon atë do të përgjigjet para ligjit. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. ”, është shprehur Rama ndër të tjera gjatë mbledhjes. (lexo këtu)
J.V/Dosja.al
Bravo Nard, me këta VESH që nxjerr e ke të sigurt fitoren. Je fat për shqiptarët e llojit tënd.