KRYESORET
Insights

Çfarë më tha Rama për kufijtë Kosovë-Shqipëri

28 Shkurt 2019, 13:16 Nga DOSJA
Çfarë më tha Rama për kufijtë

Parimi i hekurt i Perëndimit për të shmangur me çdo kusht çdo plan për ndarje të tjera etnike, mesa duket nuk vlen më. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, sipas të gjitha gjasave janë duke bërë një “marrëveshje”, sipas së cilës  Kosova do t’ia kalojë zonat me shumicë serbe në Veri të Mitrovicës Serbisë, ndërsa zonat me shumicë shqiptare në Jug të Serbisë, pra në Luginën e Preshevës, do t’i kalohen Kosovës. Lobistët e kanë bërë mirë punën e tyre. Megjithëse plani fillimisht hasi në rezistencë nga shumë anë, veçanërisht nga popullsia, duket se së shpejti ai do të miratohet. Kjo do t’i jepte Serbisë statusin e kandidatit të BE-së, ndërsa do ta njihte Kosovën si shtet dhe do t’i mundësonte asaj një vend në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Korrigjimet e kufijve do të hapnin Kutinë e Pandorës

Në gusht të vitit të kaluar, dy ish-kolegët e mi, Paddy Ashdaën dhe Carl Bildt, Përfaqësues të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe unë i dërguan një “Letër e hapur” ministres së Jashtme të BE-së, zonjës Mogherini, ku paralajmëronim që të mos hapej Kutia e Pandorës me shkëmbime territoresh. Sepse kjo do të ndihmonte faktorin separatisto-nacionalist – jo vetëm në rajon, në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në shumë vende të tjera. Do të hapte rrugë për trazira edhe më të mëdha që rrallë përfundojnë pa luftë.

Këtu nuk është fjala vetëm për ëndrrën e Serbisë së Madhe, që i çoi në luftë në fillim të viteve 1990, por, siç  mora vesh në janar të këtij viti nga një bisedë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ka edhe një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën – një ide që nuk është braktisur kurrë. Ai më tha në këtë bisedë se ai e vlerësonte shumë vendosmërinë e Angela Merkel-it dhe të politikës së Gjermanisë në lidhje me ndryshimin e kufijve. Megjithatë ai kishte frikë se çlirimi përfundimtar i Kosovës nga prangat e Serbisë do të zgjaste shumë ose nuk do të ndodhte kurrë dhe se prandaj ai shihte një mundësi konkrete te bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Është shumë befasuese që politikanët e BE-së në Bruksel, të cilët e kanë hedhur poshtë rreptësisht politikën e ndryshimit të kufijve, nuk e shohin më këtë rrezik sot dhe tani, krejt papritur, e konsiderojnë atë plotësisht të mundshme. Cilat janë arsyet?

Politika të reja të fuqive të mëdha në Ballkan?

Këtu, natyrisht, hyn në lojë SHBA-ja. Presidenti Trump dëshiron të tërhiqet nga rajoni i krizës, Ballkani, dhe është pajtuar në negociata për shkëmbimin e territorit midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është një kthesë e plotë e politikës së deritanishme të SHBA-së, e cila është përforcuar me dy letra të mëtejshme të Presidentit Trump këtë vit për Presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Duhet shtruar pyetja se çfarë synon Trump-i me këtë hap. Ka spekulime se ai është duke ndjekur një “marrëveshje” me Putinin për ndarjen e influencës së dy fuqive të mëdha në Ballkan. Sipas formulës: Kosova shkon në NATO dhe Serbia mbetet nën ndikimin rus, duke e refuzuar hapur anëtarësimin në NATO. Natyrisht ai me këtë po destabilizon rajonin, veçanërisht Bosnje-Hercegovinën, sepse këtu udhëheqësi politik i Republika Srpska-s, Milorad Dodik, e thotë prej vitesh se anëtarësimi në NATO për Bosnjë-Hercegovinën është opsion vetëm nëse Serbia e ndërmerr një hap të tillë.

Me këtë Trump-i bën një lëshim për Rusinë, duke mos e penguar ndikimin në rritje të saj në rajon. Spekulimi tjetër se Trump-i dëshiron t’i shohë në NATO të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, për të kufizuar kështu ndikimin rus në Ballkan, është gjithashtu i përhapur, veçanërisht në qarqet e NATO-s. Kjo ndoshta mund të shpjegojë qendrimin e ndryshuar të BE-së.

Kush e paguan dëmin? 

E besueshme është se Serbia dhe Kosova, pa mbështetjen e Amerikës, nuk do të kishin mundur të vinin te ky shkëmbim territoresh që deri tani ishte i papranueshëm. Se cili nga këto dy spekulime do të jetë i saktë, kjo nuk mund të thuhet, për shkak të paparashikueshmërisë së madhe të presidentit amerikan. Të dy opsionet do të kishin një efekt të madh në Ballkan.

Çfarë vjen pas kësaj? 

Motoja e konferencës së sigurisë në Mynih në këtë vit shtronte pyetjen: “Dhe kush do t’i mbledhë qelqet?” (Kush e paguan dëmin, shën. i përkth.) Pasi të keni tërhequr kufij të tillë sipas vijave etnike, si mund ta ndalni rajonin e Sanxhakut që të kërkojë t’i bashkohet Bosnjës dhe Republikën Serbe që t’i bashkohet Serbisë? Po Maqedonia Veriore, e cila sapo ka zgjidhur një problem të madh me Greqinë dhe tani do të përballet me një problem të ri: Vallë të mos duan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të jetojnë në një shtet të pastër etnikisht?

Rumania, e cila tani është edhe kryetare e radhës së BE-së, do ta ketë të vështirë ta pranojë këtë zgjidhje, sikurse dhe Greqia. Ndërsa Spanja është e mbytur që tani me problemin e Katalonjës. Megjithatë, askush nuk mendon për të drejtat e përgjithshme të njeriut, të drejtat themelore të individit, të drejtat e pakicave dhe lidhjet absolutisht të nevojshme me shtetin ligjor brenda dhe me të drejtën ndërkombëtare në marrëdhëniet e jashtme.

Kështu që sot, nuk më mbetet tjetër, veçse të apeloj te vendete e Këshillit të BE-së dhe te Komisioni i BE-së që të jenë të vetëdijshëm për vlerat dhe bazat e Evropës. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë të mos habitemi me flukset e refugjatëve që vijnë këtu për shkak të vendimeve të gabuara. I kthehem edhe njëherë motos së konferencës së sigurisë të këtij viti në Mynih: Kur merren vendime të gabuara, dëmin zakonisht e paguan Evropa e jo ata që e shkaktuan!/DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

Sondazh

Poll

Insights 28 Shkurt 2019, 06:26

Pse mendoj se Rama do dorëhiqet si kryeministër

Edi Rama po pret që dikush nga lart në Uashington apo Bruksel, edhe në Berlin, t’i thotë “hap udhë që vendi të mos destabizilohet, ndonëse je me zgjedhje si kry...

Insights 27 Shkurt 2019, 09:05

Pesë mite të Rilindjes për djegien e mandateve

Ashtu si në periudhën e protestës studentore, shumicës parlamentare edhe këtë radhë i ka vdekur arma e saj më e fortë, propaganda. Të përkundur nga siguria e li...

Insights 27 Shkurt 2019, 06:40

KLP-ja e re me huqe të vjetra

Nje nga arsyet pse nderkombetaret ndermoren iniciativen per ndryshimet ligjore qe tashme njihen si “Reforma ne Drejtesi” ishte edhe mungesa e transparences. Ne ...

Insights 26 Shkurt 2019, 12:01

Lista dhe qeveri “hije”, nga qelia e opozitës!

Avokat Ngjela pati një përpasje të hidhur me Berishën në vitin 2004 në kulmin e lëvizjes “Nano ik” . Berisha mbante rreth vetes një gardë politikanësh të vjetër...

Insights 26 Shkurt 2019, 10:51

Për ata që presin t’i shpëtojë Amerika

Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë që ngriti shumë thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mërzitur, pasi kishte marrë një lajm të ke...

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!