PolitikeRajoni

‘Kufijtë’, Kurti: Rama nuk është për ndarjen e Kosovës, por ka miq njerëz të papërshtatshëm (Video)

  • Cakaj në krye të diplomacisë shqiptare, Kurti: Ka njerëz shumë herë më të ditur
  • Lideri i VetëVendosjes, Albin Kurti ka folur lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi, mbi delegimin e Gent Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare dhe mbi qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria nëse miratohet shkëmbimi i territoreve.
    Featured image of article: ‘Kufijtë’, Kurti: Rama nuk është për ndarjen e Kosovës, por ka miq njerëz të papërshtatshëm (Video) Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes
    Përditësuar:

    TIRANË- Lideri i VetëVendosjes, Albin Kurti pas takimit me pedagogë dhe studentë në Fakultetin e Shkencave Sociale ka folur lidhur me qëndrimin e kryeministrit Rama mbi çështjen e rishikimit të kufijve Kosovë-Serbi. (Lexo këtu)

    “Unë nuk mendoj që Rama është për ndarjen e Kosovës. Por mendoj që ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë në Kosovë njerëz të papërshtatshëm, të cilët zgjedhin të përfitojnë për vete,”– tha Kurti. 

    Kurti ka folur gjithashtu edhe lidhur me zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Gent Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare.

    “Jam i sigurtë që edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri ka pafund njerëz shumë herë më të ditur,” – shtoi më tej ai. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pyetjes se a duhet që shqiptarët të jenë kundër nëse shkëmbimi i territoreve me Serbinë arrihet, Albin Kurti iu përgjigj pozitivisht.

    “Ne themi ‘jo’ pazareve me Serbinë, ‘po’ bashkimit me Shqipërinë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet që të na rrisë dhe jo të na copëtojë. Duan që të na bëjnë të besojmë skemën që për t’u bashkuar me Shqipërinë duhet t’i japim tokë Serbisë. Ne themi ‘jo’ nuk i kemi asgjë borxh Serbisë,”– e mbylli Kurti.

    Që prej vitit të kaluar në dy vendet, Kosovë dhe Serbi ka nisur një debat që përfshin rishikimin e kufijve në arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit. Por në Kosovë një ide e tillë për shkëmbim territoresh kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Haradinaj që është pozicionuar kundër presidentit Hashim Thaçit.

    Një foto e postuar ditën e djeshme në rrjetet sociale ku kryeministri Edi Rama po darkonte me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin ka shkaktuar jo pak polemika. (Shiko këtu) 

    Shto Koment