Rajoni

“Kufijtë”/ Edita Tahiri sulmon Mogherinin: Kryediplomatja e BE doli në aventura që mund të nxisnin luftë në Ballkan

Edita Tahiri tregon se është takuar disa herë në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me ç’rast ka krijuar vlerësime të ndryshme për punën pesëvjeçare të kryediplomates evropiane.
Featured image of article: “Kufijtë”/ Edita Tahiri sulmon Mogherinin: Kryediplomatja e BE doli në aventura që mund të nxisnin luftë në Ballkan Federica Mogherini dhe Edita Tahiri

KOSOVË- Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe njëkohësisht ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, ka deklaruar se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, deri para një viti ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, përderisa së fundmi i ka shkelur pikërisht parimet e tilla, duke hyrë në aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan

Tahiri shprehet se është takuar disa herë në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me ç’rast ka krijuar vlerësime të ndryshme për punën pesëvjeçare të kryediplomates evropiane.

Sipas ish-ministres, deri para një viti Mogherini ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, ndërsa së fundmi i ka shkelur pikërisht këto parime.

Nga përvoja ime që kam pasur me zonjën Mogherini, deri para një viti ajo ka qenë në mbrojtje të parimeve evropiane në Ballkan e të cilat kanë qenë që gjashtë vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, të bëhen anëtare të BE-së. Mirëpo se çfarë ndodhi në vitin e fundit dhe pse ajo shkeli parimet evropiane e doli në disa aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan, këtë nuk e di”, thotë Tahiri për gazetën “Zëri”.

Ndërsa, pasardhësi i Mogherinit, pritet të jetë kryediplomati spanjoll Josep Borrell.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment