Sport

KUALIFIKUESET/ Gjermania nuk e diskuton Islandën, në grupin e Kosovës surprizën e bën Greqia, Italia vazhdon momentin e mirë

Gjermania nuk e diskuton Islandën. Në Duisburg “pancerat” fitojnë me shifrat 3-0 duke mos e vënë në diskutim fitoren. Spanja e ka nisur me barazim rrugën drejt Katar 2022
Featured image of article: KUALIFIKUESET/ Gjermania nuk e diskuton Islandën, në grupin e Kosovës surprizën e bën Greqia, Italia vazhdon momentin e mirë Përfaqësuesja e Gjermanisë

EUROPË- Në Grupin J Gjermania nuk e diskuton Islandën. Në Duisburg “pancerat” fitojnë me shifrat 3-0 duke mos e vënë në diskutim fitoren. Që do të ishte një ndeshje e thjesht kjo u pa në minutat e para kur Goretzka në minutë e 3-të dhe Havertz në të 7-tën minutë do të shënonin në minutat 3’ dhe 7’. Në pjesën e dytë katër herë kampionët e botës do të shënonin me Gundogan në minutën e 56-të.

Spanja e ka nisur me barazim rrugën drejt Katar 2022. Ndaj Greqisë, “furia e kuqe” ndalet me rezultatin 1-1.Alvaro Morata kaloi në avantazh spanjollët me një gol të bukur në minutën e 33-të, por grekët kanë arritur të largohen me një pikë nga Spanja falë penalltisë së realizuar nga Baksetas në të 57-ën.Ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B ku bën pjesë edhe Kosova.

Italia fiton ndaj Irlandës së Veriut me shifrat 2-0. Ndeshja e vlefshme për Grupin C. Në pjesën e parë italianët shënuan me Berardin në minutën e 14-të dhe Immobiles në të 39-tën.

REZULTATET

Liechtenstein 0-1 Armenia

Italy 2-0 Northern Ireland

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Moldova 1-1 Faroe Island

Romania 3-2 North Macedonia

Scotland 2-2 Austria

Sweden 1-0 Georgia

Spain 1-1 Greece

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment