Sport

Kualifikimi i Tottenham kalon nga Tetova, Mourinho flet për Shkëndijen: Do të jetë e vështirë, sepse…

Për trajnerin e londinezëve, Jose Mourinho,kjo ndeshje është një sfidë e panjohur por pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë
Featured image of article: Kualifikimi i Tottenham kalon nga Tetova, Mourinho flet për Shkëndijen: Do të jetë e vështirë, sepse… Jose Mourinho

ANGLI– Shkëndija e Tetovës ja doli të fitojë në Rumani përballë Botosanit dhe të kualifikohet për në turin tjetër. Për kuqezinjtë sigurisht që ky sukses është një arritje e madhe, por tani skuadra që drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka do të duhet të përballet me gjigandët e Tottenham,me takimin që do të luhet në Maqedoninë e Veriut.

Për trajnerin e londinezëve, Jose Mourinho,kjo ndeshje është një sfidë e panjohur por pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi kualifikimet me tek ndeshje sipas tij janë gjithnjë të komplikuara. Në fund të ndeshjes kundër Lokomotiv Plovdik, tekniku portugez u shpreh:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

““Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Plovdivin. Tani kemi përballe ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoni. Ajo që do me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, deklaroi Murinjo për mediat angleze pasi ndeshjes me Plovdivin.” Përfundon trajneri i Tottenham

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment