Politike

Ku shkuan? Tomini dhe Manastirliu s’e ndajnë dot mendjen, ministrja flet për 9 mijë shtretër. Si e përgënjeshtroi dje shefja e ISHP

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se Shqipëria ka kapacitet 500 shtretër, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu pretendon për 9 mijë të tillë.
Featured image of article: Ku shkuan? Tomini dhe Manastirliu s’e ndajnë dot mendjen, ministrja flet për 9 mijë shtretër. Si e përgënjeshtroi dje shefja e ISHP Ogerta Manastirliu dhe Eugena Tomini

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka marrë një kurbë ngjitëse duke shtuar numrin e të infektuarve dhe të shtruarve në spitalin Infektiv dhe në Sanatorium. Por sa janë kapacitetet e Shqipërisë për të përballuar situatën?

Me frikën që Shqipëria mund të kalojë një skenar italian të pandemisë, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një intervistë për EuroNews u pyet edhe për kapacitetet që vendi ynë ka për të trajtuar të gjithë të prekturit.

Në fjalën e saj, Tomini tha se shpresonte që të mos tejkaloheshin kapacitet spitalore pasi në të kundër mbyllja e vendit do të ishte e vetmja zgjidhje.

“Sistemi shëndetësor është përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri. Shpresojmë që të mos i tejkalojmë këto kapacitete,”-tha Tomini.

Por fjala e Tominit bie ndesh me ato të eprores së saj, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut, e cila në 16 mars tha para publikuat se Shqipëria kishte 9 mijë shtretër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Aktualisht gjendja në spitale do të jetë dinamike, por momentalisht paraqitet e qetë. Ne kemi marrë disa masa për të reduktuar ndërhyrjet e planifikuara. Në Shqipëri ne kemi mbi 9 mijë shtretër në dispozicion përfshirë edhe spitalet jo publike të cilat janë vënë në dispozicion të situatës sipas skenarëve që kemi planifikuar”.

 

Ç’ndodhi? Që në fillim kanë qënë 500 shtretër apo numri u reduktua çuditëisht me kalimin e muajve? Sa është numri real i shtretërve të gatshëm për përballimin e një shpërthimi të pandemisë?

(k.m/dosja.al)

Shto Koment