Politike

“Rama po tallej me ju”/ Debati me kryeministrin, Zheji: Gabim që e morën seriozisht. Lela i kthehet: Doni të luftoni beteja me trupin tim, ngrijeni by**** e dhjamosur nga karrigia

Analisti Artur Zheji ka komentuar debatin e djeshëm mes Alfred Lelës dhe kryeministrit Edi Rama. Sot një kundërpërgjigje ka ardhur nga vetë Alfred Lela.
Featured image of article: “Rama po tallej me ju”/ Debati me kryeministrin, Zheji: Gabim që e morën seriozisht. Lela i kthehet: Doni të luftoni beteja me trupin tim, ngrijeni by**** e dhjamosur nga karrigia Alfred Lela dhe Artur Zheji

TIRANË– Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u mor “i pandehur” para disa analistëve për të sqaruar anën e tij për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Debati në studio u fokusua në dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Alfred Lela gjatë protestës së zhvilluar disa orë pas shembjes së godinës.

E teksa debati në studio vijonte, analisti Artur Zheji, i dedikoi një shkrim sjelljes së kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë sherrit të zhvilluar në studio. Në shënimin e tij, Zheji shkruante se debati ishte rraskapitës dhe se gazetarët ishin gabim pasi kishin marrë seriozisht kreun e qeverisë.

E dëgjova me pështjellim rraskapitës, debatin e Rakipllarit, Lelës dhe Gjekmarkajt me Kryeministrin, befas në një formë të mirë fizike dhe të eksituar për mrekulli mendërisht. Porse gazetarët ishin tërësisht gabim që në rrënjë, sepse morën seriozisht, një njeri, krejtësisht të përgatitur për të gënjyer nga “a”-ja deri te “zh”-ja, por edhe për të shpallur botërisht mosçarjetrapi qeverisjen e vet!,”-shkruan ndër të tjera Zheji.

SHKRIMI I PLOTË:

Mesazhi fillimisht i koduar dhe fillimisht i fshehur, duke prishur Teatrin Kombëtar, nga ana e KM-së, me forca të shumta anti-terroriste, që është qartësisht një sprovë e hapur force dhe harbutërie, u dha ditën për diell. Mesazhi kryeministror përmes veprimeve të natyrës paramilitare policore dhe fjalëve të tij të drejtpërdrejta, thotë: “Ju këpus në mes dhe s’më rruhet! Me Policinë time të Re, që themelova me Sajmir Tahirin dhe e blindova dhe e çelikosa me Lleshajn, ju shtroj në dru dhe s’ju lë as të qani e të ankoheni në Gjykatat që unë, kontrolloj! Pa u druajtur për kamerat, për dëshmimtarët dhe për reagimet e opinionit publik!… Se thjeshtë e qartë s’më plas!” E dëgjova me pështjellim rraskapitës, debatin e Rakipllarit, Lelës dhe Gjekmarkajt me Kryeministrin, befas në një formë të mirë fizike dhe të eksituar për mrekulli mendërisht. Porse gazetarët ishin tërësisht gabim që në rrënjë, sepse morën seriozisht, një njeri, krejtësisht të përgatitur për të gënjyer nga “a”-ja deri te “zh”-ja, por edhe për të shpallur botërisht mosçarjetrapi qeverisjen e vet! Të marrësh seriozisht një debat publik të tillë, do të thotë ti japësh mundësi Km-së, që përmes vetëviktimizimit, të bëjë sikur pastrohet, nga mëkati zymtak i shkatërrimit të Teatrit. Pyetjet shpesh plot dhimbje, të sinqerta dhe serioze, tingëllojnë qesharake, ndaj një personi rrahës dhe dhunues, që tallet me të rrahurin në panel. Pavarsisht sarkazmës dhe ironisë, të qeshurat e shpeshta të Lelës ndaj gallataxhiut, ruajna Zot, mos të jenë shprehje të një “sindrome të Stokholmit”, e pra dashuria e të kidnapuarit për kidnapuesin, vetëm sa e relativizuan deri në dhimbje, krimin urbanistik të 17 Majit, urdhëruar nga Km-ja. Sepse nuk duhet ta heqim nga koka, për ata që kanë ende një kokë (përveç portofolit në vend të kokës), që Qeveria e sotme e Km-së, pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, ka themeluar Mosçarjetrapizmin, si metodë dhe si model qeverisjeje dhe mbi të gjitha si mënyrë qasjeje publike, në të gjitha dimensionet. Me të gjithë, pa përjashtim! Dhe haptas kuptohet, se është Dobësia e thekshme Opozitare, kompromentimi financiar i segmenteve të saja të rëndësishme, të shitura dhe të blera, është padyshim burimi i forcës dhe englendisjes Mosçarjetrapiste kryeministrore! Km-ja është shumë i qartë në këtë pikë, ay zotëron numrat dhe kontrollon pazaret nën tavolinë, kontrollon rrjetet, kontrollon çdokend në PS dhe nuk i duhet as edhe të përdorë furçë tjetër, përveç furçave plot gallata dhe teatralitet të debateve Tv. Padyshim pra, me ministrin Lleshaj në krahun e tij të djathtë, me një shumicë ministrash joidentitarë në Kuvend, me një Kuvend, mbushur me “deputetë” që ngrenë dorën për një rrogë dhe ca dieta dhe ndonjë zarf nën tavolinë, me një “partisocialiste”, krejt të nënshtruar, dukshëm, Km-ja, me mosçarjetrapizëm, do kalojë nga fitorja në fitorje. Sidoqoftë, meqë e shoh kaq të zymtë, uroj të përgënjeshtrohem. Ndoshta Kujtim Gjuzi dhe Rudina Hajdari, mund t’ja dalin të ndryshojnë ekuilibrat politikë, ose e thënë ndryshe: “Paçen, merreni vetëm me lëng, se mishi u ka mbaru”…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa sot, një kundërpërgjigje ka ardhur nga vetë Alfred Lela. Analisti, i kërkon të gjithë kolegëve të tij që të ngrihen dhe të luftojnë ndaj kryeministrit Edi Rama, dhe të mos përdorin dhunën e ushtruar ndaj tij si një “armë” ndaj numrit një të qeverisë. Vëmendje të veçantë Lela i ka kushtuar edhe komentit të aktorit Bujar Kapexhiu se Rama po tallej me gazetarët në studio. Këto dy reagime kanë mjaftuar që edhe Lela t’u përcillte një mesazh atyre.

“Bujar Kapexhiu, për shembull, një burrë i urtë në ditë të urta, më nisi një mesazh se, pse po buzëqeshja dhe se Rama po tallej me ne. Sot Artur Zheji kishte bërë një shkrim dhe ma dërgoi me ëhatsapp. Si një dorashkë të ftohtë dueli shpatash. Në ndryshim nga Kapexhiu, Zheji, të paktën më pat ofruar mbështetje me një sms pas dhunës. Karikaturisti u shfaq, sa për të goditur edhe ai. Në ditë të turbullta edhe kapexhinjtë bëhen policaxhinj. Sipas kësaj porosie, herë tjetër po i shkoj me pisqollë Ramës në debat dhe po e vras si një avnirustem i imagjinatës suaj. Që pastaj të qeshni ju. Dhe të jeni të kënaqur. Me bythën e dhjamosur në kanapenë e shtëpisë dhe një revolucion në kokë që duhet t’jua përziejnë të tjerët si kafe turke. Mos e prisni ndryshimin me shpenzimet e trupit dhe mendjes sime. Move your fucking arses!,”-shkruan Lela.

SHKRIMI I PLOTË:

Kam dalë i gërditur nga përballja me kryeministrin Rama mbrëmë në ‘Real story’. Së pari, ishte pandjeshmëria e tij elefanteske, e një burri dhe babai që ka folur dje me mallëngjim (fals) për të birin, të cilin e hedh në napolonin publik sa herë i duhet, siç bëri së fundmi edhe ditën e tërmetit. Së dyti, dhembja që shihja kryetarin e Qeverisë së Shqipërisë, një ismailqemal fals, që gënjente në çdo fjali, ndërkohë që quante rrena çdo dokument që ne i vinim përballë, çdo deklaratë të institucioneve europiane që i citonim, e me radhë. Së treti, ishin një pjesë e mesazheve që më vinin mua, por besoj edhe kolegëve të mi nga miq, të njohur, politikanë, të panjohur, e me radhë. Secili kishte një bone to pick (një sherr për të konsumuar) me Ramën. Të vetin. Që ndoshta kishte të bënte me Shqipërinë dhe fatin e saj, por me gjasë edhe jo. Bujar Kapexhiu, për shembull, një burrë i urtë në ditë të urta, më nisi një mesazh se, pse po buzëqeshja dhe se Rama po tallej me ne. Sot Artur Zheji kishte bërë një shkrim dhe ma dërgoi me whatsapp. Si një dorashkë të ftohtë dueli shpatash. Në ndryshim nga Kapexhiu, Zheji, të paktën më pat ofruar mbështetje me një sms pas dhunës. Karikaturisti u shfaq, sa për të goditur edhe ai. Në ditë të turbullta edhe kapexhinjtë bëhen policaxhinj. Nejse, secilit të vetën, apo jo. Ka pasur edhe bjerrakohës në rrjetet sociale, që japin mend për çdo gjë, betejën, dhimbjen, mënyrën e jetës, çfarë duhet të mendojë tjetri, që qortonin gazetarët e përleshjes së të enjtes mbrëma me Kryeministrin ‘pse buzëqeshni’. Qeshnim, o budallenj race, se po qanim së brendshmi. Qeshnim se edhe burri që kishim përballë luante gaztorin. Ata që më kanë parë duke qeshur, duhet të kujtojnë se një prej etiketimeve të mia për kryeministrin mbrëmë ishte ‘gaztor’. Këndelleshim, se ishte e pamundur të mos, me piruetat e Ramës, me inkonsistencat e tij, me rrenat hiperbolike, me arrogancën boshe, me aktrimin, e shumë të tjera. Qeshnim nga pafuqia, nga dhimbja se po ai po tallej, por jo me ne, sepse, secili prej nesh në atë sallë, ia tha disa fjalë, duke larë të paktën shpirtin e vet. Ai po tallej në fakt me ju, me shumicën, me ju që nuk ngriheni, por e prisni Shqipërinë dhe bythën tuaj t’ua shpëtojë Alfredi, Roberti, Agroni apo Sokoli. Siç pritët që nga Enveri t’ju çlironte rrjedha e kohës, një mrekulli apo diversantët (të cilët po ju i vrisnit dhe spiunonit, edhe pse vinin për lirinë tuaj). Të dielën e rënies në kthetrat e Policisë, sapo mbërrita në vendin e protestës një grua më tha ‘je shumë vonë; ku ke ke qenë; nuk na ke mbështetur’. I thashë, duke mërmëritur, se kam qenë nëpër studio televizive duke u mbrojtur pareshtur, apo para kompjuterit duke shkruar. Por kjo nuk mjafton për ‘popullin’ i cili edhe revolucionin e do qesim, nga të tjerët, nga fati. Sipas kësaj porosie, herë tjetër po i shkoj me pisqollë Ramës në debat dhe po e vras si një avnirustem i imagjinatës suaj. Që pastaj të qeshni ju. Dhe të jeni të kënaqur. Me bythën e dhjamosur në kanapenë e shtëpisë dhe një revolucion në kokë që duhet t’jua përziejnë të tjerët si kafe turke. Mos e prisni ndryshimin me shpenzimet e trupit dhe mendjes sime. Move your fucking arses!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment