Bota

“Ku janë gratë?”, ‘Le Parisien’ në qendër të polemikave për seksizëm, gazeta franceze: Bota pas Covid-19, me 4 burra

Kryeredaktori foli për 'një ngatërresë që nuk tregon kurrsesi linjën editoriale' të gazetës më të madhe të përditshme në Francë.
Featured image of article: “Ku janë gratë?”, ‘Le Parisien’ në qendër të polemikave për seksizëm, gazeta franceze: Bota pas Covid-19, me 4 burra Jean Jouzel, Thierry Breton, Yascha Mounk dhe Axel Kahn

FRANCË– Larg të qenit unanime, ‘Le Parisien’ në çdo rast ka arritur që njerëzit të flasin për të. Për këtë arsye, të dielën, gazeta u përqëndrua tek “bota pas koronavirusit”, duke sjellë intervistat e 4 burrave. Një klimolog, një studiues politik, një inxhinier gjenetil dhe një komisioner evropian, me dëshmitë e tyre shkaktuan shumë shpejt një zhurmë.

“Fillon mirë bota pas @le parisien. Kush nuk do të feminizojë, rinojë dhe ngjyrojë zërat e autorizuar për të dhënë mendimin e tyre për të ardhmen”, vuri në dukje Clementine Autain, deputete. “Seriozisht e keni @Le Parisien? Më vjen keq që ju zhgënjej por në botën tjetër do të ketë gra.”– shkroi ekonomistja, Julia Cage.

Përballë kritikave, redaktori i përgjithshëm, reagoi në faqen e tij dhe tha se bëhet fjalë për një ‘gabim dhe ngathtësi’, e jo seksizëm. “Po, ekspertët ekzistojnë! Shumë prej jush kritikuan sot faqen tonë të parë, me titullin’ bota tjetër’ ku ishin vetëm burrat. Ky është një gabim që kurrsesi nuk ilustron vijën tonë editoriale.”– shkroi Stephane Alboy. Ky gabim është një kujtesë për vigjilencën. Dhe do të vijojë të jetë një nga gurët e  ‘botës tjetër’ që ne duam të ndërtojmë me ju.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paralelisht, organizata e grave gazetare, shprehu zemërim duke e quajtur faqen e parë të ‘Le parisien’, një ‘shuplakë të vërtetë’. “Një hap mbrapa kur ne menduam se kishim arritur në një moment historik. Sigurisht, bota sipërfaqësore e ekspertizës duket mashkullore, por ne duhet të gjejmë zëra që pasqyrojnë realitetin sot por më shumë, të ardhmen nesër. Në ekonomi, shëndetësi, politikë e mjedis, po ekspertët ekzistojnë, thekson organizata duke bashkëngjitur në reagim edhe faqen “expertes”, një web i personalizuar ku renditen kontaktet e grave specialiste në shumë fusha.

Burimi: 20minutes.fr

F.G/Dosja.al

Shto Koment