Showbiz

“Ku janë detajet? O qorre!”/ Pasi ofendoi konkurrenten pendohet Renato Mekolli: Edhe unë kam mbajtur syze, ju kërkoj të mos më imitoni

Renato Mekolli shkruan se dëshira e tij për perfeksion nuk i justifikon fjalët me të cilat iu drejtua konkurrentes, por thekson se nuk kishte për qëllim ta ofendonte.
Featured image of article: “Ku janë detajet? O qorre!”/ Pasi ofendoi konkurrenten pendohet Renato Mekolli: Edhe unë kam mbajtur syze, ju kërkoj të mos më imitoni Renato Mekolli

TIRANË- Pasi mori shumë kritika në rrjet për sjelljen e gjuhën që përdor ndaj konkurretëve të “Hells Kitchen”, nuk ka munguar edhe një reagim nga Renato Mekolli. Ka qenë komenti i tij “Ku janë detajet o qorre?”, që bëri që artiti të shpjegohej menjëherë.

Shefi i kuzhinës postoi një foto në Instagram, ku shfaqet me syze dhe shprehet se edhe ka mbajtur të tilla së bashku me familjarët e tij. Ai shkroi se dëshira e tij për perfeksion nuk i justifikon fjalët me të cilat iu drejtua konkurrentes, por thekson se nuk kishte për qëllim ta ofendonte.

Postimi i plotë:

Edhe shefi pendohet.  Më rrëmben kuzhina dhe dëshira për perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon atë qe i thash Erkiadës ne episodin e kaluar, njërës nga konkurrentet! Një fjalë qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Unë kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurrsesi qëllimi im nuk është të ofendoj askënd, i bashkohem thirrjes suaj! Se duhet të evitojmë këtë mënyrë komunikimi! Ama nga ky gabim të gjithë një mesazh e morëm: Se kur themi të tjerëve një fjalë të shëmtuar, i lëndojmë ata! Nga programi i pamë të dyja anët e medaljes, atë që “gjuan me fjalë” dhe personin që vuan nga ato! Mos harroni diçka, Hells Kitchen është një show! Unë ju kërkoj të mos imitoni asgjë çfarë ndodh aty!

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

Edhe shefi pendohet Me rremben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet! Nje fjal qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi! Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te shemtuar, i lendojme ata! Nga programi i pam Te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe vuan nga ato! Mos harroni dicka, Hells kitchen eshte nje show! Une ju kerkoj te mos imitoni asgje cfare ndodh aty! Shihemi neser ne episodin e 3

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

J.V/Dosja.al

Shto Koment