Politike

Ku gaboi Basha?/ Kadilli: Ka pasur kauza rastësore, nuk ka luftuar ato të rëndësishmet

Sipas tij, selia blu nuk ka luftuar për kauzat më të rëndësishme, më e fundit ajo për ndërrimin e Kushtetutës për sistemin zgjedhor.
Featured image of article: Ku gaboi Basha?/ Kadilli: Ka pasur kauza rastësore, nuk ka luftuar ato të rëndësishmet Fatbardh Kadilli

TIRANË- Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, renditi këtë të enjte në emisionin “Opinion” arsyet se ku gaboi Lulzim Basha që humbi zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit.

Kadilli u shpreh se opozita ka pasur kauza rastësore. Sipas tij, selia blu nuk ka luftuar për kauzat më të rëndësishme, më e fundit ajo për ndërrimin e Kushtetutës për sistemin zgjedhor. Për këtë të fundit, Kadilli tha se ka pasur një “tërheqje veshi” nga ana e kryedemokratit.

Më pas, kandidati për kryetar i selisë blu tregoi se ku gaboi Basha edhe në fushatën zgjedhore. Sipas tij, edhe nëse do të ishte në pushtet PD-ja, do të humbte për shkak se e nisi fushatën shumë javë më vonë kundërshtarit të saj politik.

Artan Hoxha: Ku gaboi Basha që nuk i dha vlerë votës?

Fatbardh Kadilli: Gaboi sepse e para janë gabime konceptuale, opozita e përqendruar në kauza rastësore që gjenden si sende rrugës. Për shembull, protestuam një vit e gjysmë tek Astiri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blendi Fevziu: Më fal, kam përshtypjen që Basha kishte një program të tezave dhe si qëndronte programi dhe kur ndodhnin ngjarje, nuk kuptonte që ngjarjet prevalonin mbi tezën që ka bërë.

Fatbardh Kadilli: Ju kuptova, por po flasim për fushatën, unë po flas për konceptimin e opozitës. Konceptimi i opozitës në 8 vjet është bërë me kauza rastësore të tipit, marrim një rast, Astirin. Ndenjëm 1 vit e gjysmë të bllokuar në hyrjen e Tiranës, katandisi që e mbante dega 7 dhe 6 e PD-së se ata të Astrit morën ato Lekë që iu dhanë dhe ikën dhe ishte një kauzë politike e ngritur mbi një aferë e madhe politike. Pse nuk dolën për Check Up, për dializën? Nuk dolëm të bënim të njëjtin bllokim. Dolëm bëmë një të tillë dhe për parkun tek liqeni, u përlesh e gjithë PD-ja me deputetë dhe ish-ministra, do kalojnë mbi trupat tanë se nuk bëhej ajo gjëja. Këto janë kauza rastësore që nuk i japin vërtetësi opozitës sepse merren dhe lihen mes rrugës dhe kompromentojnë. Kauzat që merren në rrugë dhe lihen në mes të rrugës, këto e kompromentojnë besueshmërinë të qytetarit tek ty. Nuk kemi luftuar për kauzat më të rëndësishme, ndarja administrative territoriale u braktis, e fundit fare ka qenë ndërrimi i Kushtetutës për sistemin zgjedhor, personalisht e kam quajtur krim kushtetues që duhet të reagonim.

Ka qenë Basha që më ka tërhequr veshin, më ka thënë je jashtë mesazhit, pra këto janë beteja konceptuale, këto janë beteja opozitare. Tjetra është gjatë fushatës, e ka konceptuar gabim opozitën dhe vijmë tek fushata. Ai Rama që ka shtetin, administratën si shtab elektoral, ka Partinë Socialiste si shtab elektoral, ka dhe shtabin e padukshëm elektoral të bandave, fillon në Shtator ta ketë prezent ekipin e vetë politik dhe punon 9 muaj, 36 javë dhe ne fillojmë në datën 8 Mars, punojmë vetëm 6 javë, 1/6 e kohës. Sikur në kushte komplet të barabarta, të kishim qenë ne në pushtet do na kishte mundur. Nuk mund të fitojë duke mbajtur prozhektorin tek vetja dhe duke evituar çdo figurë tjetër përreth tij. Duhej të rritej duke marrë peshë nga ekipi.

TV KLAN

Shto Koment