Showbiz

“Ku është Flori Mumajesi?”, Klajdi Haruni iu përgjigjet fansave me një video për mikun e tij

Klajdi Haruni u ka kthyer përgjigje fansave me një video në lidhje me pyetjen se ku ndodhet Flori Mumajesi.
Featured image of article: “Ku është Flori Mumajesi?”, Klajdi Haruni iu përgjigjet fansave me një video për mikun e tij Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni
Përditësuar:

Tiranë- Prej muajsh Flori Mumajesi mbylli llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe  tashmë nuk ka asnjë komunikim me fansat.  I vetmi lajm që na ka ardhur nga ai kohët e fundit është se ka probleme me bizneset e tij.

Duhet të themi se vera po përfundon dhe Flori nuk ka publikuar ende asnjë këngë. Por fansat kanë pyetur së fundmi mikun e e tij Klajdi Harunin dhe ky u është përgjigjur me  video legjendare të Edi Ramës i cili thotë, “Çfarë ka? Çfarë ka ndodhur? Pse gjithë ky interesim?”.

Mesa duket Flori e ka ndarë mendjen që të mos japë asnjë informacion dhe për këtë e mbështesin edhe miqtë e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment