Bota

“Ku e ke gruan? Ku?”/ Qytetari ofendon kryeministrin kanadez, Trudeau i kthen përgjigjen EPIKE: Në spital…

VIDEO
Kryeministri kanadez ishte duke u përgatitur për një dalje në media kur një burrë filloi të bërtiste nga larg dhe ta ofendonte atë dhe gruan e tij.
Featured image of article: “Ku e ke gruan? Ku?”/ Qytetari ofendon kryeministrin kanadez, Trudeau i kthen përgjigjen EPIKE: Në spital… Qytetari dhe Justin Trudeau

KANADA– Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau është përplasur në distancë me një qytetar, i cili nuk i kurseu sulmet verbale ndaj tij. Kryeministri kanadez ishte duke u përgatitur për një dalje në media kur një burrë filloi të bërtiste nga larg dhe ta ofendonte atë dhe gruan e tij.

“Hajde, se këtu jam! Ku është gruaja juaj? Kam dëgjuar se ajo është një *****,”-tha ai gjatë momentit kur u kap nga kamerat. Pasi e dëgjoi nga larg, Trudeau largoi maskën duke i kthyer dhe një përgjigje epike: A nuk ka një spital këtu afër ku të shtrohesh?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Trudeau do të garojë sërish për të marrë drejtimin e vendit, por votuesit janë të ndarë për shkak të linjës së ashpër që ka zgjedhur kryeministri për vaksinimet. Politikat e tij të detyrueshme të vaksinimit kërkojnë që nëpunësit publik, punonjësit e transportit dhe udhëtarët të jenë të gjithë të vaksinuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment