Aktualitet

Ku do gjenden testet e shpejtë? Në fillim tek epidemiologët, pas 20 dhjetorit te mjeku i familjes

VIDEO
Duhet të kemi parasysh që njerëzit nuk duhet të drejtohen te Mjeku i Familjes, sepse janë Epidemiologët që deri në datën 20 dhjetor, do t’i kryejnë testet e shpejta.
Featured image of article: Ku do gjenden testet e shpejtë? Në fillim tek epidemiologët, pas 20 dhjetorit te mjeku i familjes Foto nga berja e tamponit

Sasia e parë prej 100 mijë testesh të shpejta për zbulimin e Covid 19-tës kanë mbërritur tashmë në vendin tonë. Procedura do të kryhet duke nisur nga dita e hënë 7 dhjetor.

Duhet të kemi parasysh që njerëzit nuk duhet të drejtohen te Mjeku i Familjes, sepse janë Epidemiologët që deri në datën 20 dhjetor, do t’i kryejnë testet e shpejta.

Ky test do të kryhet nga ne epidemiologët e terrenit. Janë testime që kryhen për 15-30 minuta. Deri më datë 20 dhjetor do të kryhen nëpër vatra që kanë më tepër përhapje infeksioni, siç janë qendra sociale, shëndetësore, azile, shtëpi fëmije etj….

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas datës 20 dhjetor do procedohet me mjekun e familjes, që sipas kritereve do përcaktojë, se cilët janë ata persona që do të kryejnë testin e shpejtë.

Testi i shpejtë do kryhet 5 ditët e para të shfaqjes së simptomave. Pas 5 ditëve nuk ka efekt, por procedohet me PCR, ose tamponin. Testet e shpejta janë një plus i madh që na ndihmojnë për evidentimin në fare pak kohë, të vatrave kryesore të përhapjes së SarsCov-2-shit.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment