Aktualitet

Kthyen shtëpinë në laborator droge, arrestohen dy shqiptarë në Angli, habit dëshmia në gjyq: Kemi borxhe (Emra+Foto)

Shqiptarët do të fitonin 450 000 paund, nëse do ta nxirrnin në treg drogën, të cilën ua sekuestroi policia.
Featured image of article: Kthyen shtëpinë në laborator droge, arrestohen dy shqiptarë në Angli, habit dëshmia në gjyq: Kemi borxhe (Emra+Foto) Rajmond Dani dhe Adrian Gollakij

ANGLI- Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm në Angli janë arrestuar për posedim të lëndëve narkotike. Mësohet se ata kishin ngritur një laborator droge, që nga gjyqtarët u cilësua si më modernia që kishin parë ndonjëherë.

Sipas medieve angleze, shqiptarët do të fitonin 450 000 paund, nëse do ta nxirrnin në treg drogën, të cilën ua sekuestroi policia.

Autoritetet zbuluan se në banesën ku qëndronin shqiptarët mbillej hashash. Çdo dhomë kishte drogë, përveç njërës. Bëhet fjalë për Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si Dani dhe Gollakij pranuan akuzën për kultivim kanabisi, por u justifikuan se i kishin borxhe disa njerëzve, të cilët i kishin ndihmuar të hynin dhe qëndronin ilegalisht në Angli.

Të dy janë dënuar me 18 muaj burg për posedim droge, shkruajnë mediat angleze.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment