Aktualitet

“Kthimi i vizave gati i pamundur” gazetarja në Bruksel tregon arsyet

Gazetarja Arta Tozaj në Bruksel, shprehet se rikthimi i vizave për Shqipërinë është thuajse i pamundur. Ajo thotë se vendimi i Holandës është populist, në prag të zgjedhejve. Tozaj tregon hapat që ndiqen për një gjë të tillë.
Featured image of article: “Kthimi i vizave gati i pamundur” gazetarja në Bruksel tregon arsyet Gazetarja Arta Tozaj, Bruksel

TIRANË- Pas debatit të hapur për mundësinë e rikthimit të vizave për Shqipërinë, pas vendimit të marrë nga Parlamenti i Holandës, për të kërkuar zyrtarisht nga KE një gjë të tillë, (Lexo këtu) kanë ardhur një lumë reagimesh.

Krahas reagimeve të partive politike, është edhe ai i gazetares Arta Tozaj, korrespondente në Komisionin Europian, e cila shprehet se panikur për rikthimin e vizave është qesharak, pasi sipas saj kjo është thjeshtë një deklaratë populiste në prag të zgjedhjeve në Holandë. Sipas gazetares, janë një sërë hapash e procedurash që duhen ndjekur për të ardhur tek rikthimi i vizave.

“Paniku per vizat eshte pak qesharak 🙂 deklaratat populiste ne prag zgjedhjesh te parlamentit holandez NUK rikthejne regjimin e vizave. Proçedura kerkon qe Komisioni te hetoje rastin, nese qeveria holandeze ankohet me shkrese zyrtare per nje vend perfitues. Per te dhene mendimin e tij, Komisioni bazohet ne 3 raportet e organeve specifike (1 prej tyre delegacioni i Be ne Tr) per te percaktuar nivelin e rendit publik, bashkepunimit policor me vendet anetare dhe mardheniet me jashte). Nese raportet jane bloze (🤔 pak shance per kete) e bisedimet me qeverine shqipetare te pasukseshme per te trajtuar shqetesimet perkatese, atehere KE i propozon Keshillit te BE rivendosjen e regjimit te vizave per nje periudhe te caktuar kohore (qe perseritet nese te njejtat kushte vijojne) dhe pasi jep mendimin Parlamenti Europian, Keshilli i BEse miraton e vendimi hyn ne fuqi 21 dite pas publikimit ne fletoren zyrtare”, shprehet Tozaj në një postim në rrjetet sociale.

Më tej ajo thotë se, e gjithë kjo është thuajse e pamundur, jo vetëm për Shqipërinë por për çdo vend shqetësues.  

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paniku per vizat eshte pak qesharak 🙂 deklaratat populiste ne prag zgjedhjesh te parlamentit holandez NUK rikthejne regjimin e vizave. Proçedura kerkon qe Komisioni te hetoje rastin, nese qeveria holandeze ankohet me shkrese zyrtare per nje vend perfitues. Per te dhene mendimin e tij, Komisioni bazohet ne 3 raportet e organeve specifike (1 prej tyre delegacioni i Be ne Tr) per te percaktuar nivelin e rendit publik, bashkepunimit policor me vendet anetare dhe mardheniet me jashte). Nese raportet jane bloze (🤔 pak shance per kete) e bisedimet me qeverine shqipetare te pasukseshme per te trajtuar shqetesimet perkatese, atehere KE i propozon Keshillit te BE rivendosjen e regjimit te vizave per nje periudhe te caktuar kohore (qe perseritet nese te njejtat kushte vijojne) dhe pasi jep mendimin Parlamenti Europian, Keshilli i BEse miraton e vendimi hyn ne fuqi 21 dite pas publikimit ne fletoren zyrtare.

E gjitha kjo eshte gati e pamundur, jo vetem per rastin e Shqiperise, por kedo vend shqetesues, per shkak te momentit ne BE, si dhe per faktin se kalimi ne listen e zeze do te bllokonte vendin per shume me teper kohe ne negociata per rikthim ne regjim pa viza se ne rastin fillestar. Kjo sepse vendi ka deshmuar se nuk ka mbajtur premtimin e respektimit te atyre 46 kritereve teknike fillestare per heqjen e vizave, pra nuk gezon me besim! Kjo eshte e tmerrshme po te ndodhe e do nevojiten dekada per te provuar te kunderten ndaj vendeve te marreveshjes shengen. Per kete arsye, institucionet e BEse priren te jene objektive ne marrjen e nje vendimi te tille, pavaresisht ankesave te perseritura te Frances, apo  Holandes.

E mira do ishte, qe ne vend te protestes kunder Holandes, shqipetaret te mblidhen per te kerkuar e siguruar mireqenie sociale dhe te kushteve ekonomike brenda kufijve. E kur te vendosin per te aplikuar per azil diku tjeter, te konsultojne minimalisht internetin per te ditur se ne cfare rastesh fitohet mbrojtja nderkombetare. Kjo eviton koston e tyre personale per te mberritur deri aty, por dhe koston publike, perderisa vendet e origjines (+tranzitit per vende te treta)  paguajne cdo qindarke per rikthimin e azilkerkueseve pa baze.

Kujtojmë se Holanda vendosi me shumicë votash, thënë ndryshe me 105 vota “PRO” nga 150 në total, që qeveria t’i kërkojë Komisionit Europian kthimin e vizave për Shqipërinë. Ata bazohen për këtë kërkesë, në rritjen e kriminalitet në Holandë, me përfaqësues shqiptarët. Sipas autoriteteve holandeze, shqiptarët janë grupi dominant në trafikun e kokainës, ndërsa kanë edhe linjën e tyre të trafikut të kokainës, nga Amerika e Jugut në Holandë. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment