Bota

Kthimi i “Hagia Sophia” në xhami, reagon PAPA FRANÇESKU: E mendoj dhe…jam i pikëlluar!

Papa Françesku ka reaguar për vendimin e kthimit të kishës “Hagia Sophia” në xhami, ku thotë se mendoj për Shën Sophinë dhe jam i pikëlluar.
Featured image of article: Kthimi i “Hagia Sophia” në xhami, reagon PAPA FRANÇESKU: E mendoj dhe…jam i pikëlluar! Papa Françesku

VATIKAN–  “Unë mendoj për Santa Sofinë dhe jam shumë i pikëlluar.”-me këto fjalë, të thëna në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ka komentuar vendimin e qeverisë turke për të kthyer përsëri monumentin ikonik të Stambollit nga një muze në një xhami.

Vendimi i Presidentit Erdogan tashmë ka ngjallur kritika dhe dënime të rënda nga komunitetet e krishtera dhe ndërkombëtare ditët e fundit.

Hagia Sophia ishte një bazilikë e krishterë deri në pushtimin otoman (537-1453) dhe u shndërrua më vonë në një xhami, derisa, më 1934, u bë muze me një dekret të Këshillit të Ministrave të qeverisë së Kemal Ataturk, nën Republikën moderne të Turqisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamjet nga ambientet e brendshme te Hagia Sophia.

Pak ditë më parë  një gjykatë turke anuloi  statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Edhe Presidenti Tayip Erdogan, një besimtar i fesë myslimane  , ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.

Burimi: Corriere 

A.C/Dosja.al 

Një Koment në “Kthimi i “Hagia Sophia” në xhami, reagon PAPA FRANÇESKU: E mendoj dhe…jam i pikëlluar!

  1. Shpi zoti esht e shpi zoti do jet …nuk po behet lokal apo bilardo …perendia 1 esht …njelloj jan si musilman si katolik …dele te perendis jemi te gjith …

Shto Koment