Politike

‘Kthehu nga kamera!’/ Basha BATUTA me gazetarët, iu ‘qan’ hallin: Mirë, meqë e doni kështu…Mos iu ka pjekur shumë dielli?

Teksa gazetarët po e drejtonin nga kamerat, kreu i PD-së me ironi shtoi se duhej të kthehej ai nga kamerat dhe jo e kundërta, ndërsa nuk la pa komentuar dhe temperaturat e larta. 

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me gazetarët jashtë selisë së Partisë Demokratike, ku edhe zhvilloi një prononcim të shkurtër për shtyp. Teksa gazetarët po e drejtonin nga kamerat, kreu i PD-së me ironi shtoi se duhej të kthehej ai nga kamerat dhe jo e kundërta, ndërsa nuk la pa komentuar dhe temperaturat e larta.


Meqë e doni kështu, po kthehem unë nga kamerat. Mos jeni pjekur shumë se filloi dhe dielli tani,”-tha Basha.

Deklaratat e Bashës vijnë një ditë pas qëndrimit zyrtar të Partisë Demokratike për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mosnjohje sipas PD, së pari është ligjore dhe me mbledhjen e fakteve do të vendoset nëse do të jetë edhe politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk e sheh dorëheqjen si mundësi, pasi për të, ai dhe grupi i tij, janë të vetmit që mund ta shpëtojnë Shqipërinë. Është ende e paqartë rruga që do të ndjekë PD në këtë situatë, kur qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 iu është dhënë socialistëve me një konfirmim të pastër prej 74 mandatesh.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment