Bota

“Po na sjell koronavirusin”, kthehet nga puna por tronditet me letrën që gjen në kutinë postare, infermierja italiane frikësohet e telefonon Policinë

Infermierja këtë letër e ka bërë publike në mediat italiane duke thënë se mendonte se ishte shkruar nga komshinjtë dhe është shprehur se gjatë atyre momenteve ka pasur frikë dhe më pas ka njoftuar policinë.
Featured image of article: “Po na sjell koronavirusin”, kthehet nga puna por tronditet me letrën që gjen në kutinë postare, infermierja italiane frikësohet e telefonon Policinë Infermierët në Itali

ITALI- Damiana Barsotti, është infermierja 48 vjeçare, e cila çdo ditë shërben 13 orë rresht në spital pranë pacientëve të infektuar nga koronavirusi.

Mirëpo asaj i ka ndodhur diçka që nuk e priste në momentin kur është kthyer në shtëpi. Nëna e saj i ka dhënë një letër që kishte marrë në postë, ku shkruhej dhe fjalia tronditëse.

“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit!”

Ndërkohë infermierja këtë letër e ka bërë publike në mediat italiane duke thënë se mendonte se ishte shkruar nga komshinjtë dhe është shprehur se gjatë atyre momenteve ka pasur frikë dhe më pas ka njoftuar policinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ishte si thikë pas shpine kur e lexova, u ndjeva e tradhtuar dhe e frikësuar. Njoftova policinë”.- ka thënë infermierja.

Burimi: Corriere.it

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment