Showbiz

“Kthehem tek dashuria e parë”, Enca Haxhia surprizon fansat me foton

Enca ka surprizuar ndjekësit e saj me postimin e fundit, ku tregon për dashurinë e saj e të parë.
Featured image of article: “Kthehem tek dashuria e parë”, Enca Haxhia surprizon fansat me foton Enca Haxhia

PRISHTINË- Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia gjatë këtyre ditëve ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se po merret me xhirimet e filmit ku dhe do të marrë pjesë, e do zbulojë anën e aktrimit.

Por teksa ka postuar disa foto në momente të ndryshme të xhirimeve të filmit, këngëtarja ka zbuluar se i është rikthyer edhe dashurisë së parë.

Postimi i këngëtares në Instastory

Përmes fotos ku në një sfond të zi shfaqet vetëm një mikrofon, Enca mbi të shkruan “Kthehem tek Dashuria nr 1”,  ku nënkupton se dashuria e parë për të është muzika.

Ndërkohë kujtojmë që kënga e fundit e Encës është Jealous, këngë e cila u pëlqye shumë nga të rinjtë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment